Reklamë
Më 27 gusht 2025, kabineti gjerman miratoi themelimin e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë. Ky institucion i ri, i vendosur në Kancelari dhe i udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, synon të krijojë një pasqyrë të përbashkët për të gjitha ministritë dhe të garantojë reagim më të shpejtë në kohë krizash – nga mbrojtja dhe energjia deri te siguria kibernetike.
Merz e justifikoi hapin me kërcënimin e vazhdueshëm rus ndaj Evropës, ndërsa analistja Sarah Breston e lidhi me faktin që për herë të parë një kancelar e merr me iniciativë të plotë politikën e jashtme dhe të sigurisë. Reagimet në Gjermani janë të përziera: një pjesë e opinionit e quajnë vendim të vonuar, ndërsa kritikët druajnë se kancelari po përqendron shumë pushtet në duart e tij.
