Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi hapur SHBA që të mos ndërhyjë në politikat e migracionit të Gjermanisë. Reagimi erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit u kishte kërkuar ambasadorëve në Evropë të kundërshtonin linjat më të ashpra për azilin. “Politikat e migracionit janë çështjet tona. Nuk na duhen qortime nga jashtë”, theksoi Merz, duke shtuar se Berlini po punon për një politikë të përbashkët evropiane të azilit.
Në planin e brendshëm, debati u përqendrua te pensionet dhe buxheti federal për vitin 2026. Shpenzimet parashikohen në 525 miliardë euro, ndërsa të ardhurat vetëm 427 miliardë, duke krijuar një boshllëk prej 98 miliardë eurosh – kryesisht për shkak të kostos së lartë të pensioneve. Vetëm pensionet marrin 24% të buxhetit dhe mbajtja e nivelit 48% kërkon miliarda shtesë nga tatimet.
Ministri gjerman për Evropën Krichbaum ishte i ftuari i nderit në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe vlerësoi Shqipërinë si partnere të qëndrueshme euroatlantike.
