1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Festimet e pavarësisë së Kosovës

04:05

This browser does not support the video element.

28 Shkurt 2026

Java në Gjermani (28 shkurt 2026) : Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme e gjen Berlinin në një moment delikat diplomatik, mes Uashingtonit dhe Pekinit. Në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Axhenda ndërkombëtare e kancelarit gjerman Friedrich Merz dominohet nga kriza të shumta globale. Megjithatë, Ballkani Perëndimor nuk është jashtë fokusit strategjik të Berlinit. Përkundrazi, kancelari ka bërë të qartë se Gjermania nuk dëshiron ta humbasë rajonin.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Merz ia theksoi këtë qëndrim presidentit të Malit të Zi: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet i ankoruar në Evropë. Për Gjermaninë, kjo nuk është thjesht çështje zgjerimi formal të BE-së, por interes i drejtpërdrejtë gjeopolitik dhe sigurie. Në një moment kur ndikimi rus, kinez apo aktorë të tjerë përpiqen të rrisin praninë në rajon, Berlini e sheh integrimin evropian si instrument stabiliteti.

Edhe në Berlin, gjatë festimeve për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, mesazhi ishte i njëjtë: mbështetja gjermane mbetet konstante.
 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW