Reklamë
Qeveria e re gjermane e udhëhequr ngaFriedrich Merz planifikon të përgjysmojë kuotën e Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga 50 mijë në 25 mijë punëtorë në vit. Ky vendim prek mijëra njerëz nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, ndërkohë që Gjermania përballet me mungesë të madhe fuqie punëtore në ndërtim, gastronomi dhe sektorin e përkujdesjes shëndetësore. Punëdhënësit e vlerësojnë përvojën e këtyre punëtorëve, ndërsa opozita kritikon reduktimin si politikë të diktuar nga frika dhe jo nga nevojat e tregut.
