Java në Gjermani: Numri dy i partisë së kancelarit Merz, Jens Spahn, u bë baba përmes një nëne bartëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Rasti shkaktoi një debat të fortë në Gjermani, ku kjo praktikë është e ndaluar. Kritikat për standarde të dyfishta dhe presioni politik çuan në dorëheqjen e tij.
Në të njëjtën kohë, kancelari Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron demonstruan afërsi politike me disa takime dhe konsultime të përbashkëta. Por pas simbolikës së partneritetit franko-gjerman mbeten mosmarrëveshje serioze për projektet e përbashkëta të armatimit.
Edhe industria gjermane e automobilave përballet me një kthesë të pazakontë. Për të shmangur mbylljen e disa fabrikave të Volkswagenit, po diskutohet prodhimi i makinave elektrike kineze në Gjermani. Ideja tregon se sa shumë ka ndryshuar raporti i forcave mes industrisë gjermane dhe asaj kineze.
