Reklamë
Gjermania këtë javë u përball me tension pas sulmit me dronët rusë në Poloni. Në parlamentin e landit të Nordrhein-Westfalen u diskutua për dy raste që lidhen me shqiptarë: një 17-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për një sulm me thikë me motive islamiste, dhe një shqiptar tjetër që dyshohet se ka qenë viktimë e abuzimit policor në Dyseldorf. Ndërkohë në Berlin, artisti kosovar Petrit Halilaj prezanton operën e tij “Syrigana” në Muzeun Hamburger Bahnhof, duke sjellë një mesazh artistik për paqe.
