1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Synimi i ri për Bundeswehr-in

02:33

This browser does not support the video element.

16 Gusht 2025

Gjermania do të bëjë Bundeswehr-in forcën më të madhe konvencionale në Evropë. Por historia, mungesa e personelit dhe kultura civile janë pengesa të mëdha.

Gjermania po e rikthenushtrinë në qendër të politikës së saj të sigurisë. Kancelari konservator Friedrich Merz kërkon që Bundeswehr-i të bëhet forca më e madhe konvencionale ushtarake në Evropë. Por ky vizion ambicioz përballet me sfida të mëdha: një histori traumatike që ende ndikon në kulturën civile, mungesë të personelit dhe dilema të reja etike në një Evropë të pasigurt. Me fonde të mëdha, teknologji të reja dhe plane rekrutimi, qeveria gjermane dëshiron të ndërtojë një ushtri moderne dhe të respektuar. Por a është gati shoqëria për këtë hap? Në "Java në Gjermani", Anila Shuka sjell sfondin dhe debatet që shoqërojnë këtë kthesë historike.