Reklamë
Java në Gjermani: Ministri i Jashtëm Johann Wadephul tha në Belfast se Ballkani Perëndimorështë pjesë e Evropës dhe se procesi i anëtarësimit ka nevojë për një nxitje të re.
Kancelari Friedrich Merz paraqiti në Berlin planin me shtatë pika për Gazënqë përfshin ndihmë humanitare dhe bashkëpunim për rindërtim, por pa angazhim ushtarak.
Në plan të brendshëm, Bundestagu miratoi heqjen e “natyralizimit turbo”, duke rikthyer afatin prej pesë vitesh për marrjen e shtetësisë. Në vitin 2024 u natyralizuan afro 300 mijë persona.
Ndërkohë, shkrimtarja Jehona Kicaj është përfshirë në listën e ngushtë të Çmimit Gjerman të Librit me romanin “ë”, që trajton kujtesën dhe përvojën e brezit të dytë të diasporës.
