Jeremiç: Në asnjë mënyrë nuk pranojmë një vend për Kosovën në OKB
18 Tetor 2007Kontrolli mbi politiken e jashtme dhe atë të mbrojtjes do të vazhdojë megjithatë të mbahet nga Beogradi dhe Kosova sipas Jeremiç nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një vend në Kombet e Bashkuara.
Sipas ministrit të jashtëm serb kosovarët do të kishin 95 për qind të kompetencave të nevojshme për të qeverisur. Statusi i ardhshëm i Kosovës do të përcaktohet nga mënyra e ndarjes së kompetencave, tha Jeremiç, i cili shtoi se pozicioni fillestar i Serbisë është mjaft bujar dhe se serbët janë gati të diskutojnë hollësitë në raundin e ardhshëm të bisedimeve direkte në Vjenë. Jeremic ka shtuar se megjithëse Serbia nuk është e gatshme t'i japë Kosovës kompetenca të plota në politikën e jashtme asaj (Kosovës) do t'i lejohej akses i plotë në institucionet financiare apo të tjera institucione ndërkombëtare si dha hapja e zyrave përfaqësuese jashtë vendit për ndjekjen e punëve të saj.