081110 Christo Verhüllung
9 Nëntor 2010
„Të mbulosh, për të zbuluar“ – kështu e përshkruan artisti Kristo artin e tij. Kristo thotë se termi „artist ambalazhues“ është vetëm një etiketë për atë, që duoja e artistëve, Kristo dhe bashkëshortja e tij Jeanne-Claude, i ofruan publikut gati 50 vjet me rradhë: qofshin mijëra çadrat me ngjyra në Japoni, pemët e mbuluara në Zvicër, apo portat me ngjyrë portokalli në mesin e Nju Jorkut.
Ndër objektet më të njohura bën pjesë mbështjella e Reichstagut në Berlin 1995. Tani – një vit pas vdekjes së Jeanne-Claude – Kristo planifikon diçka të veçantë. Ai ka mbledhur afro 400 objekte ekspozimi, që janë përdorur për mbështjelljen e Reichstagut: kabllo, pelhurë, fotografi, bocete. Ky dokumentacion do të gjejë tani një strehë të re në Gjermani. Se ku do të jetë, akoma nuk dihet. Michael Marek e ka vizituar Kriston në shtëpinë e tij në Nju York dhe e ka pyetur: Çfarë planifikon ai për të ardhmen?
„Look, Jeanne-Claude ... probably I miss.”
“Jeanne-Claude është gjithmonë me ne! Ne patëm fatin, që të xhiroheshim nga Albert dhe David Maysles, dy nga regjizorët më të mirë amerikanë të filmit dokumentar. Aty mund të shohësh, se jemi ngrindur shpeshherë para kameras. Jeanne-Claude ka qenë gjithmonë kritike dhe plot dëshirë për të diskutuar. Mendoj se kjo ka qenë cilësia e tij më e mirë."
Artisti Kristo, që jeton në Nju Jork, shprehet me dhimbje në lidhje me vdekjen e bashkëshortes dhe partneres në profesion Jeanne-Claude.
Howard Street, Downtown Manhattan: Këtu ndërmjet lagjeve Soho, Little Italy und Chinatown banonin deri para pak kohe Kristo dhe Jeanne-Claude, së bashku në një godinë të vjetër fabrike. Që prej vitit 1964, fillimisht si qiramarrës, pastaj si pronarë të shtëpisë, e cila nga jashtë nuk bie në sy. Pas vdekjes tragjike të gruas së tij Kristo jeton këtu i vetëm.
„This house ... one second of that.“
„Shtëpia jonë është qendra nevralgjike për projektet tona. Këtu unë vizatoj dhe vazhdoj të punoj në projektet tona. Përsa i përket zyrës, kemi patur fat të madh. Jeanne-Claude ka qenë aq inteligjente, që të merrte tri asistentë të rinj, që më ndihmojnë tani. Njëri është nipi i tij, ai merret me bankat dhe me pagesën e llogarive. I dyti merret me gjërat, që kanë të bëjnë me artin. Dhe nipi im Vladimiri kryen të gjitha punët praktike, që duhet. Për shembull të nis makinën. Unë nuk kam patentë makine dhe nuk kuptoj asgjë nga kompjuterat."
Gjithë gjeste dhe i angazhuar flet Kristo, ai duket pak më i dobët se para disa muajsh. Flokët i janë zbardhur. Akoma duke u përpjekur me gjuhën angleze, por duke iu përgjigjur pyetjeve me përkushtim dhe bindje. Kristo qesh dhe thotë "ne" edhe pas vdekjes së Jeanne-Claude; gjithnjë i përzemërt, i veshur me bluzë me katrore, xhinse dhe atlete blu.
„We don't believe ... will be dead.“
“Ne nuk jemi idhtarë tëë ndonjë feje. Jeanne-Claude e pëlqente „Imagine“ të John Lennon, sidomos vargun „Imagine there's no religion too“. Ajo gjithmonë bënte shaka dhe thoshte, se dielli është i vetmi zot, tek i cili beson. Sepse pa diellin, nuk do të kishte jetë."
Gati 50 vjet Kristo dhe Jeanne-Claude kanë mbuluar pejsazhe dhe objekte në të gjithë botën: den Pont Neuf në Paris, 11 Miniishujt para Miami, Reichstagun në Berlin dhe së fundi 2005 në parkun qëndror të Nju Jorkut u vendosën korniza vinyli të mbuluara me copë nejloni me ngjyrë shafran. Kjo pasoi 26 vjet përgatitje dhe shumë diskutime publike. Për disa Kristo dhe Jeanne-Claude janë sharlatanë, për simpatizantët e tyre ata janë artistët më të rëndësishëm të kohës sonë. Indiferent nga aktivitetet e tij artistike nuk mbetet askush, ndoshta me përjashtim të djalit të tij, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë nga projektet e prindërve."
„Our son is very ... he is not a banker.“
“Djali ynë shkon në rrugën e vet. Ai është një aktivist joromantik, lufton për të drejtat e njeriut, është mbrojtës i kafshëve. Nqs telefononi me të, do t'ju shpjegonte dy orë me rradhë, se gjithçka shkon gabim. E kuptoni, ai do të shpëtojë botën. Ai ka idetë e tij për jetën, ne kemi tonat. Por për fat të mirë nuk është bërë bankier."
Autor: Michael Marek/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama