Jeta e përditshme gjermane
17 Prill 2010Angolezja takon malësorin, jemenitja interviston një parukiere, kinezja portreton një punonjëse të zyrës fiskale: tre shembuj të takimeve interkulturore. Reporterët e Deutsche Welle-s, që vijnë nga të gjitha pjesët e botës, kanë vendosur të dalin për ekspeditë në të përditshmen gjermane.
Nga puna e tyre lindi "Fytyrat e Gjermanisë": Portrete njerëzish nga të gjitha fushat e jetës, që jetojnë që nga Kieli, në veri të vendit deri në Chiemsee në jug, që janë malësorë, ose dentistë. Me shikimin e hedhur nga jashtë, me kuriozitet dhe nganjëherë me çudi, reporterët e Deutsche Welle-s dokumentojnë si jetojnë njerëzit në Gjermani, si punojnë, për çfarë ëndërrojnë. Përzgjedhja e 40 protagonistëve është bërë sipas kritereve statistikore. Sepse portretet duhet të japin në përmbledhjen e tyre përshtypje për të gjithë shoqërinë gjermane.
Vëzhgimet e tyre në jetën dhe botën gjermane do të publikohen në 24 gjuhë, që nga arabisht deri në kinezçe e rusisht. Protagonistët do të prezantohen me materiale radiofonike, me galeri fotografishë dhe artikuj online. Ata japin të dhëna për veten e tyre dhe tregojnë nganjëherë edhe recetat për gatimet më të preferuara. Me këtë projekt Deutsche Welle, hap një korridor për të mbërritur tek njerëzit, që jetojnë në Gjermani.
Autor: Matthias von Hein /Aida Cama
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora