1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

241010 G20 Einigung

25 Tetor 2010

Ministrat e Financave të G-20 ranë dakord në takimin e tyre në Korenë e Jugut që ta pengojnë garën për zhvleftësimin e monedhave. Po ashtu u vendos që vende të tilla si Kina dhe India të kenë pozita më të forta në FMN.

Dossier Teil 3 IWF warnt vor Währungskrieg
Fotografi: picture alliance/dpa

Më në fund u arrit ai që të pranishimit e quajtën "përfundim të shkëlqyer": "Sot vendet e G-20 vendosën t'i propozojnë drejtorisë sonë një rregullim të ri të votave. Ky është një vendim historik përmes të cilit FMN-ja fiton legjitimitet.“ - tha shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn.

Prej shpërndarjes së re të votave dhe raportit të ri të forcave përfitojnë në radhë të parë vende të tilla si Kina dhe India. Vlera e votës kineze do të rritet nga 4% që ishte sot në të paktën 6%. Kurse vendet e industrualizuara perëndimore - ndër to edhe Gjermania - do të kenë në të ardhmen më pak ndikim. Në renditjen e vendeve anëtare me fuqi më të mëdha vote Kina e parakalon Gjermaninë duke kaluar në vendin e tretë dhe duke u renditur edhe përpara Britanisë së Madhe dhe Francës.

Po ashtu pritet që në të ardhmen të ketë më tepër barazi edhe në lidhje me monedhat vendase. Në të ardhmen asnjë vend nuk do të ketë të drejtë që ta ulë kursin e monedhës së vet për të nxitur eksportet. Kjo mendohet të arrihet përmes marrëveshjeve multilaterale, të cilat synojnë të reduktojnë pabarazitë në fushën e tregtisë dhe të harmonizojnë të drejtat dhe përgjegjësitë.

Përpara takimit të G-20 kishte disa që besonin se mes SHBA dhe Kinës do të fillonte një luftë për devizat. Kjo nuk do të ndodhë, e madje as edhe ndonjë garë për zhvleftësimin e monedhave. Kuptohet në rast se të gjithë do të respektojnë marrëveshjet.

Autor: Silke Horndasch/Pandeli Pani
Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW