Jo vetëm 150 talibanë por edhe shumë civilë viktima të bombardimeve amerikane në Afganistan
3 Gusht 2007Reklamë
Pas bombordimeve të trupave ajrore amerikane në Jug të Afganistanit duhet të jenë vrarë rreth 150 ushtarë talibanë dhe një numër i papërcaktuar civilësh. Nëpër klinikat e provincës Helmand janë çuar rreth 20 civilë të plagosur, ndër ta edhe shumë fëmijë. Trupat amerikane kishin njoftuar më parë se me armët e tyre të precizionit të lartë kishin vrarë vetëm dy krerë të talibanëve.