1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Joachim Löw drejt tërheqjes

10 Mars 2021

Joachim Löw drejt tërheqjes: Nga lavdia e Kupës së Botës, në pikiatë

Schweiz Basel | Deutschland - Schweiz | Jogi Loew
Fotografi: Valeriawitters/dpa/picture alliance

Joachim Löw do të largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar të futbollit gjerman, pas përfundimit të Kampionatit Europian. Drejtuesi 61-vjeçar i dha Gjermanisë fitoren e Kupës së katërt të Botës në "Brazil 2014”, por që atëherë ka shënuar vetëm rënie.

Karriera magjike e 61-vjeçarit nisi në kohën kur ai ishte ndihmës i Jürgen Klinsmann në Kupën e Botës në vitin 2004, që u organizua në Gjermani. Dy vite më pas, në 2006-ën, atij iu besua drejtimi si trajneri kryesor i Kombëtares gjermane të Futbollit për meshkuj dhe kulmin e tij e shënoi në Brazil, me fitoren historike të Kupës së Botës.

Fotografi: DFB/REUTERS

Pas daljes poshtëruese të Gjermanisë nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2018 në Rusi, shumë analistë prisnin që Löw të jepte dorëheqjen, por ndodhi krejt e kundërta. Ai nënshkroi një zgjatje të kontratës deri pas Kupës së Botës 2022 në Katar, një kontratë të cilën Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) ka rënë dakord ta mbyllë para kohe.

Joachim Löw: 'mirënjohje e madhe'

"Unë jam duke e ndërmarrë me vetëdije këtë hap, plot krenari e mirënjohje të madhe, dhe akoma më i motivuar në lidhje me Kampionatin e ardhshëm Europian," tha Löw në një deklaratë të martën (09.03).

Fotografi: Markus Gilliar/GES/picture alliance

"Krenari, sepse është një nder shumë i veçantë të përfaqësoj vendin tim dhe sepse unë kam qenë në gjendje të punoj dhe të ndihmoj në zhvillimin e futbollistëve më të mirë në vend për gati 17 vjet," tha ai. "Unë jam i lidhur me ta nga triumfe të mëdha dhe humbje të dhimbshme, por më shumë se gjithçka nga shumë momente të mrekullueshme dhe magjike - jo vetëm Kupa e Botës në Brazil në 2014."

Löw rikrijoi një ekip thuajse nga e para, duke sjellë një brez të ri të talenteve gjermane si Bastian Schweinsteiger, Toni Kroos, Jerome Boateng, Philipp Lahm, Thomas Müller, Lukas Podolski, Mesut Özil dhe Manuel Neuer.