Johnson & Johnson aplikon për leje për vaksinën e Coronas
16 Shkurt 2021
Do të bëhet një ekspertizë mbi të dhënat mbi efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinës, tha EMA. Autoriteti dëshiron të bëjë një rekomandim deri në mes të marsit.
Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen u shpreh e kënaqur. Sipas saj, Komisioni do të japë lejen e përdorimit sapo të ketë një vlerësim pozitiv shkencor të EMA-s.
Vaksina e Johnson dhe Johnson ka një avantazh ndaj tri vaksinave të lejuara tashmë në BE: Në ndryshim nga produktet e Biontech/Pfizer-it, Moderna-s dhe Astra Zeneca-s, një dozë është e mjaftueshme për imunizim - preparati nuk duhet të injektohet dy herë.
Sipas prodhuesit, vaksina ka një efektshmëri prej 66 përqind. Efektiviteti kundër sëmundjeve të rënda u dha me 85 përqind. Vlerat janë pak më të ulëta se ato të vaksinave të BioNTech/Pfizer dhe Moderna-s, por përsëri konsiderohen të mira.
Magazinimi dhe transporti janë gjithashtu më të lehtë. Komisioni i BE ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.