Jose Barroso harton kabinetin e tij të ri
27 Korrik 2004
Jose Barroso do të vendosë se cili komisar do të marrë cilat përgjegjësi në Bruksel. Günter Verheugen është njëri prej tyre. Flitet se Verheugen, i cili deri tani ishte përgjegjës për zgjerimin e BE, do të kthehet automatikisht në një komisar të veçantë. Ai është një ndër kandidatët e pakët që janë ekspertë të fushës politike, krahasuar me shumë kandisatë të tjerë që sapo u emëruan nga shtetet e tyre. Jose Barroso nuk e pranoi titullin "komisar i veçantë" por fakt është se Günter Verheugen do të bëhet përgjegjës i sektorit ekonomik dhe financave, ashtu si dëshironte edhe kancelari gjerman Gerhard Schröder.
Opinioni publik është shumë kurioz të njohë 10 komisarët nga vendet e reja antare të BE. Ndonëse ata e kanë marrë postin e tyre që në pranverë të këtij viti, asnjeri prej tyre nuk është shfaqur ende në jetën publike. Presidenti i ri i Komisionit Evropian do të krijojë nga 19 repartet qe ishin më parë 24, në mënyrë që kështu të gjithë komisarët të kenë një përgjegjësi. Por përgjegjësi të vërtetë do të kenë rreth 12 komisarë, të tjerët do të merren me detyra të vogla.
Pas zgjedhjes së tij në Strasburg javën e kaluar, Jose Barroso tha deklaroi se do të marrë të katën 8 gra në ekipin e tij. Ai mund ta arrijë këtë. Nëse Austria dërgon aty ministren e jashtme Benita Ferrero-Waldner, që sapo i humbi zgjedhjet presidenciale në Austri, atëherë në Bruksel do të vijnë 7 gra nga shtetet e vogla të BE.
Barroso duhet ta ketë hartuar kabinetin e tij të ri deri në fund të gushtit, kur kthehen të gjithë zyrtarët e lartë të Brukselit nga pushimet verore. Ai duhet të kryejë disa telefonata dhe biseda deri atëherë. Por Barroso ka deklaruar se ai do ti heqë nga puna të emëruarit në rast se nuk arrijnë të bien dakord apo të kryejnë siç duhet punën e tyre. Sipas marrveshjes së Nicës, Barroso ka çdo të drejtë ta bëjë këtë gjë.