1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Juan Manuel Santos nga humbës në nobelist i paqes

7 Tetor 2016

Një javë dramatike për presidentin e Kolumbisë Juan Manuel Santos, pas dështimit në referendum të marrëveshjes së paqes me guarialist FARC në Kolumbi, ai nderohet me Çmimin Nobel të Paqes.

Kolumbien Juan Manuel Santos Präsident Friedensnobelpreisträger 2016
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Duenas Castaneda

Lajmi nga Oslo u mbërriti njerëzve në Kolumbi përmes edicioneve televizive të mëngjesit: „Historike, Juan Manuel Santos është nobelisti i paqes", shkruan me entuziazëm pak minuta pas orës katër të mënegjesit „El Tiempo", gazeta më e rëndësishme në vend, që dikur i përkiste babit të tij Enrique. Vetëm pak minuta më vonë reagoi edhe zyra e shtypit të presidencës. „I shtangur dhe mirënjohës", është presidenti, thuhet në deklaratën e parë nga Casa Narino. Santos, me profesion jurist dhe gazetar, me këtë vlerësim përjeton një fund të lumtur të një jave dramatike. Në orën 7, sipas orës lokale, kur shumcia e njerëzve hapin televizorin në Kolumbi ose rrugës për  në punë dëgjojnë radio, ai do t'i drejtohet popullit me një fjalim. Jo vetëm si kreu i shtetit, por edhe si nobelist i paqes. Do të jetë një fjalim, që sërish do të japë shpresë, pas një jave plot dështime.

Fotografi: picture alliance/dpa/Presidency of Colombia

Santos ndihej mëse i sigurtë

Të dielën (02.10) u rrëzua në referendum popullor marrëveshja e tij e paqes me guerilasit e majtë FARC. Katër vjet rresht delegacioni i tij ka negociuar në kryeqyetin e Kubës, Havana, me FARC për të arritur në fund një marrëveshje. Por kjo marrëveshje kishte mjaft defekte teknike, që u shfrytëzuan prej kundërshtarëve të kampit konservator. Por Santos rezistoi, ai ndihej i sigurtë. Shumë i sigurtë. Nënshkrimi ceremonial i marrëveshjes në Kartegjenë para referendumit u kthye në një farsë për shkak të votës negative. 

Mbështetje në rrugë

Natën e dështimit më të madh Santos përpiqej të gjente fjalët e përshtatshme. Ai nuk ka një plan B, pati theksuar kreu i shtetit në vigjilje të refrendumit. Por tani ai ka nevojë për një plan. Mbështetja i erdhi më në fund nga rruga. Atje ku deri tani nuk ishte përhapur euforia e paqes. Dhjetra mijëra studentë marshuan të mërkurën (05.10) me qirinj dhe këmisha të bardha në sheshin Bolivar në qendër të qytetit. Që këtej presidenti mundi të dëgjojë se si bashkëatdhetarët e tij këndonin himnin kombëtar. Selia e presidentit ndodhet vetëm një hap larg njerëzve që këndojnë. Me zë të qetë, nën dritat e paqes. Kjo i dha atij kurajo. Santos u kërkoi kundërshtarëve të kampit refuzues që të pozicionohen. Duhet vepruar shpejt, në mënyrë që procesi i paqes të mos shpërbëhet në mijëra copëza, u kërkoi Santos kundërshtarëve.

Fotografi: Getty Images/AFP/G. Legaria

Çmimi Nobeli Paqes i jep atij autoritet

Çmimi Nobel i Paqes tani i jep atij autoritetin, që ia mori referednumi popoullor. Santos është kthyer në pokerin për paqen. Papa Françesku ishte një ndër nxitësit dhe këshilltarët në përpjekejt e tij për paqen. „Presidenti Santos ka riskuar gjtihçka për paqen", tha Papa Françeku para një jave. Me këtë kreu i kishës donte ta mbështeste kolumbianin. Por kreu i kishës mendonte, se referendumi do të mbyllej me një po me diferencë të ngushtë votash. Tani Santosit nuk i duhet më kjo mbështetje. Ai me Çmimin Nobel të Paqes moralisht qendron mbi dështimet e përditshmërisë politike. Ai tani do të mund të debatojë sërish si i barabartë me rivalin e tij politik ish-presidentin Alvaro Uribe. Për paqen në Kolumbi ky është një shans i ri. E ndoshta edhe i fundit.