1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jung kërkon nga Gates bashkërendim të trupave në Afganistan

27 Qershor 2007
Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung ka kërkuar një bashkërendim më të ngushtë të trupave ndërkombëtare në Afganistan. Ky është i nevojshëm për të shmangur viktimat civile dhe për të mos humbur mbështetjen e popullsisë, tha Jung pas një bisede me ministrin amerikan të mbrojtjes Robert Gates. Përveç kësaj Jung paralajmëroi një fushatë informuese në Gjermani për të bërë të qartë sukseset në Afganistan. Para së gjithash politikanë socialdemokratë dhe të gjelbër kishin kërkuar tërheqjen e afro 100 ushtarëve gjermanë që marrin pjesë në operacionin anti-terror 'Enduring Freedom'. Më tej me 3.500 ushtarë Gjermania ka kontingjentin e tretë më të madh në trupën ndërkombëtare mbrojtëse ISAF, nën komandën e NATO-s.