Jung kundër tërheqjes së kontigjentit ushtarak gjerman nga Afganistani
7 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung u shpreh kundër tërheqjes së kontigjentit ushtarak gjerman nga Afganistani. Kjo do të ishte pikërisht ajo çfarë dëshirojnë të arrijnë rrebelët talebanë, tha Jung gjatë një vizite të paparalajmëruar në Afganistan. Në Berlin nga ana tjetër kabineti qeveritar vendosi për dërgimin e 60 policëve të tjerë në vendin aziatiko-perëndimor.