Kërkohet ndihmë për refugjatët irakianë
27 Korrik 2007Reklamë
Në kryeqytetin e Jordanisë Aman është zhvilluar një konferencë për ndihmën e refugjatëve të ikur nga Iraku. Vlerësohet se deri tani nga dhuna në këtë vend kanë ikur 2,2 milionë njerëz. Rreth 1,4 milionë shpëtim kanë kërkuar në Siri, ndërsa 750.000 në Jordani. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë kërkuar ndihma më të mëdha ndërkombëtare. Mirëpo nuk ka pasur konkluzione konkrete.