1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkohet vetëpërmbajtje nga Turqia

AG/Lindita Arapi14 Tetor 2012

Mes Turqisë e Sirisë vazhdon gjendja e tensionuar. Erdogani kritikoi qëndrimin pasiv të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me Sirinë. Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman u takua në Stamboll me homologun e tij, Davutoglu.

Fotografi: picture-alliance/dpa

Situata në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë vazhdon të jetë e tensionuar. Turqia ndërkohë shpreh pakënaqësinë e saj për qëndrimin e OKB-së në konfliktin me Sirinë- Në këtë kuadër, kryeministri truk, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mungesë veprimi. Presidenti Bashar al-Asad inkurajohet në këtë mënyrë për të vrarë çdo ditë njerëz, tha Erdogan në një konferencë në Stamboll. Ndërkohë në territorin turk janë hedhur sërish të shtunën granata nga Siria. Turqia është kundërpërgjigjur.

Gjermania përshëndet qëndrimin e përmbajtur turk

Ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle vizitoi të shtunën Turqinë. Në takimin me ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ai u informua për rrethanat e uljes së detyruar të avionit sirian të pasagjerëve në Turqi. Ministri i Jashtëm gjerman shprehu mirëkuptim për veprimin turk, por e paralajmëroi Turqinë për vetëpërmbajtje. Të vazhdohet "qëndrimi i mençur" kërkoi ministri gjerman, Westerwelle. Në të njëjtën kohë ai shprehu solidaritetin e Gjermanisë. Davutoglu u shpreh se mbështetja e NATO-s është për Turqinë shumë e rëndësishme.

Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm turk paralajmëroi Turqinë për shkelje të tjera të kufirit turk. Turqia ka dërguar 250 tanke në kufi. Asnjëri nga ministrat e Jashtëm nuk u shprehën për propozimin sirian për ngritjen e një komisioni të përbashkët për mbikqyrjen e kufirit 900 kilometërsh.