Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut shpreh keqardhjen për ngjarjet në Birmani
3 Tetor 2007Reklamë
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkoi pushtetmbajtësve në Birmani që të mos përdorin dhunë kundër demonstruesve pjesëmarrës në protestat paqësore. Po ashtu 47 shtetet anëtare të këtij këshilli kërkuan gjatë një seance të posaçme edhe lirimin e të burgosurve politikë. Shtetet anëtare të BE-së kërkuan që junta birmaneze të dënohej edhe më ashpër, por në rezolutën e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut shprehet vetëm keqardhja e madhe për ngjarjet në Birmani. Nesër i dërguari i posaçëm i OKB-së Ibrahim Gambari do të raportojë përpara KS në Nju-Jork rreth vizitës së tij katër ditore në Birmani.