1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit i OKB-së për Kosovën, tronditje politike në Iran dhe zgjedhjet në shqipëri

19 Qershor 2009

Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mërkurën raportin më të ri për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve për bashkëpunim konstruktiv për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Në këtë seancë morën pjesë edhe minsitrat e jashtëm të Serbisë dhe Kosovës, Vuk Jeremiq dhe Skender Hyseni, infomron Bekim Shehu.

Irani po kalon një prej krizave më të rënda politike vitet e fundit. Pas zgjedhjeve të fundit presidenciale, Mahmud Ahmadinexhad ka shpallur fitoren, ndërkohë që lider opozitar Musavi pohon se zgjedhjet janë manipuluar dhe së bashku me ithtarët e tij ka nisur protesta masive në mbarë vendin. Ndërprerjen e protestave nuk solli as fjalimi i shumë pritur i udhëheqësit shpirtëror Ajatollah Ali Khamenei, i cili të premten apeloi që njerëzit të ndjekin udhën e zotit dhe të mos influencohen nga entuziazmi politik. Por edhe vet Khamenei gjendet para një problemi, sepse ai shumë shpejt ka njohur fitoren e presidentit të tnaishëm, ndërkohë që protestat e opozitës nuk kanë të ndalur. Në Iran janë organizuar edhe demionstrata në mbështetje të presidentit aktual, ndërsa Ahmadinexhadi dhe bashkëpuntorët e tij kanë nisur një valë arrestimesh të pjesëtarëve të opozoitës, informon Shabnam Nuriam.

Në Shqipëri me 28 qershor do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ani Ruci bisedoi me disa prej qytetarëve të Tiranës, të cilët flasin për përcaktimin e tyre në këto zgjedhje.

Autorë: Bekim Shehu, Shabnam Nuriam, Ani Ruci

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë