1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli turk i sigurisë konsultohet për sulme të mundshme ndaj Irakut Verior

24 Tetor 2007

Këshilli turk për sigurinë kombëtare konsultohet sot në Ankara për një ofensivë të mundshme kundër kryengritësve kurdë në Irakun verior. Dhjetëra mijëra njerëz kërkuan dje nga qeveria turke që të reagojë ndaj sulmit të së dielës të Partisë punëtore kurde. Si pasojë patën humbur jetën 12 ushtarë turq. Ndërkohë pas kërcënimeve të palës turke se do të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Irakut, qeveria irakiane ka vendosur të veprojë më energjikisht kundër kryengritësve kurdë në këtë pjesë. Qeveria ime do të bëj gjithçka është e mundur për të ndërprerë aktivitetet terroriste të Partisë punëtore kurde, siguroi kryeministri irakian, Nuri al Maliki. Njëkohësisht ai urdhëroi mbylljen e të gjitha zyrave të kësaj partie në Irak.