1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kabineti qeveritar gjerman diskuton për misionin në Afganistan

5 Shtator 2007

Nën drejtimin e kancelares Angela Merkel kabineti qeveritar gjerman po diskuton për strategjinë e re lidhur me Afganistanin. Ministri gjerman i mbrojtjes Franc Josef Jung tha para takimit, se prioritet duhet t´i jepet rindertimit civil. Edhe mandati për trupën e mbrojtjes IASF dhe për avionët e zbulimit tornado duhet të unifikohet. Për të dyja misionet së bashku Jung parashikon më së shumti 3 500 ushtarë. Një tjetër temë në takimin e qeverisë është edhe ulja e paralajmëruar e sigurimit për të papunët deri me 1 janar 2008. Në rend të ditës është edhe një vendim për kontributin e federatës për zgjerimin e vendeve në çerdhe.