1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kalendari i aktiviteteve kulturore

1 Maj 2010

Disa nga aktivitetet kryesore kulturore të majit 2010

Kalender Werk- und Feiertage
Fotografi: BilderBox

Takim teatrosh në Berlin

Fotografi: David Baltzer

"Kontratat e shitësit" nga Elfriede Jelinek - një ndër dhjetë pjesët e përzgjedhura teatrore

"Të ftuar në takimin e teatrove në Berlin" - në selitë e teatrove shpërthejnë tapat e shampanjës, kur pjesët e interpretuara në skenën e tyre vlerësohen me këtë mbishkrim, kjo do të thotë që vepra mund të jetë një ndër dhjetë inskenimet më të mira të vitit në gjuhën gjermane. Ky është një vlerësim i bukur për të gjithë autorët, producentët e aktorët, por edhe një aktivitet , që tërheq vëmendjen e publikut. Përzgjedhjen e bën juria e përbërë nga kritikë të teatrit, të cilët shohin rreth 400 pjesë teatrore gjatë sezonit në vazhdim. Pjesët e përzgjedhura shfaqen në Berlin7.5.-23.5.)përveç kësaj organizohet edhe një program me diskutime, festim premierash dhe workshop-e për brezat e ardhshëm. Një shembull është "Forumi Ndërkombëtar". Në këtë veprimtari sivjet janë ftuar në Berlin 43 regjisorë dhe autorë nga gjithsej 120 vende, për të mbledhur përshtypjet dhe për të shkëmbyer përvojën. E të gjitha këto janë komponentët e një festë të madhe të teatrove!

Amazonas-Opera në Mynih

Fotografi: Nora Scheidl

Bashkëpunim i sukseshëm - Artisti i medias Peter Weibel bahskëpunon me delegacionin Yanomami

"Shikimi i tjetrit" – kjo është motoja e Bienales muzikore në Mynih. Kjo veprimtari zhvillohet çdo dy vjet dhe konsiderohet si forumi për operan moderne. Një ndër pikat kulmore sivjet është premiera e operas Amazonas. Një projekt, në të cilin ndër të tjerë merr pjesë edhe Instituti Goethe, projekt ky që është realizuar edhe në bashkëpunim me Yanomani, një ndër popujt e mëdhenj indigjenë dhe i fundit në Amerikën e Jugut. Kjo pjesë tregon këndvështrimet e ndryshme ndaj natyrës duke nxjerrë në pah kontrastin e këndvështrimit shkencor-teknik të evropianëve kundrejt atij të kozmologëve indianë dhe spiritualitetit të shamanëve. Kompozitori brazilian Tato Taborda bashkëpunimin me Yanomani e përshkruan si mjaft intensiv dhe botën e tingujve të pyllit si një "polifoni jashtëzakonisht të pasur". Produksioni ka zjgatur dy vjet, premiera është më 8 maj, pas kësaj oepra do të shfaqet edhe në Brazil e në Portugali.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë

Fotografi: AP

Interesimi në rritje: Kush do të parakalojë sivjet në tapetin e kuq në Kanë?

Bota e filmit në mes të majit fokusohet në Kanë, ku zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit(12.5.-23.5.)Në konkurs janë sivjet një bashkëpunim gjermano-ukrainas: "You, My Joy" (gjermanisht "Mein Glück" / Fati im) kështu titullohet filmi i regjisorit ukrainas, Sergei Loznitsa. Për realizimin e këtij filmi janë derdhur para jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Holanda e Gjermania. Shumica e filmave të tjerë në konkursin e Kanës vijnë nga vende jashtë evropiane, ndër të tjera nga Koreja, Irani, Algjeria apo Meksika. Festivali hapet më 12 maj me prodhumin e Hollivudit "Robin Hood" të Ridley Scott – një spektakël historik, që shfaqet jashtë konkurencës. Tifozët qysh tani mund të gëzohen për praninë e personaliteteve të kinematografisë, që do të parakalojnë në tapetin e kuq. Ndryshe nga Berlinalja në shkurt, në maj në Kanë normalisht nuk fryn erë e ftohtë, por një fllad i ngrohtë mesdhetar.


New Jazz Festival në Moers

Fotografi: 2010, moers festival

Të ftuar në Moers: Miss Platnum - me një përzierje nga Balkan-Sound dhe Rhythm & Blues

Sezoni i festivalit është sërish në prag - më në fund! Nxirren çadrat dhe skarrat e më pas s' të mbetet gjë tjetër veçse të zhytesh në botën e xhazit. Rreth 20.000 vizitorë priten në festivalin në Moers. Gati gjysma e tyre vijnë me bileta, të tjerët thjeshtë preferojnë të hapin çadrat në fushën e kampingut pranë kuartierit të festivalit duke i dëgjuar tingujt në natyrë. Për të dëgjuar ka xhaz, muzikë elektronike, muzikë klasike dhe bashkëkohore. Festivali jeton prej prezantimeve të vazhdueshme të atistëve të rinj, të cilët kanë aksesin e tyre origjinal tek muzika - kjo nën moton: ai që do të mësojë sot, se çfarë do të interpretohet nesër, duhet të vijë në Moers. Hyrja është e lirë edhe në aktivitetet anësore, ndër të tjera tek "koncertet në errësirë". Këto nuk janë koncerte që zhvillohen natën, por në të ashtuquajturat çadrat e errëta. Ideja është një përjetim i pastër i të dëgjuarit pa asnjë ngacmim tjetër.

Autor: Petra Lambeck / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Ramón García-Ziemsen / Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW