Kamp stërvitjeje për futbollistë të papunë
27 Korrik 2011
Lojtarët vrapojnë pas topit, sikur të jenë në një finale. Ky është me të vërtetë shansi i jetes së tyre: kampi e trajnimit të shoqatës së futbollistëve me kontratë, shkurt VDV. Në javët e ardhshme lojtarët do të mbahen në formë sportive, nën drejtimin e trajnerëve profesionistë dhe në këtë mënyrë do të kenë mundësinë, të tregojnë veten e tyre para trajnerëve dhe menaxherëve të klubeve, për të luajtur në një ekip. Sipas mendimit të drejtorit ekzekutiv të VDV, Ulf Baranovsky, shanset janë të mira: "Kampi për profesionistët, që nuk bëjnë pjesë në shoqata ekziston që nga viti 2003. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 100 regjistrime dhe 85 për qind e lojtarëve, morën në fund edhe një vend pune."
Koncept i suksesshëm
Papunësia e papritur mund të ndodhë gjithmonë në futbollin profesionist. Një lojtar plagoset, klubi është i paaftë të paguajë, ose klubi bie në tabelën e kualifikimit. Dhe papritmas kontrata e lojtarit është e pavlefshme. Meqë secilin mund ta prekë mospërkatësia në një klub, lojtarë të shquar si Christoph Metzelder dhe Per Mertesacker angazhohen për mbijetesën e VDV.
"Ne si sindikatë jemi si të thuash një shoqatë profesionistësh për profesionistët. Mungesa e anëtarësisë në klub nuk do të thotë, që kanë luajtur keq, ose nuk janë më në gjendje të punojnë në këtë profesion. Por mund të ketë patur rrethana shumë fatkeqe, të cilat dikë e bëjnë që të mos jetë më anëtar i një klubi. Dhe kush nis luftën dhe dëshmon veten këtu në kamp, stërvitet me zell dhe lë një përshtypje të mirë, ka gjithashtu shanse të mira, për të marrë përsëri një punë të re."
Trajnimi bëhet në parkun sportiv Wedau në Duisburg. Katër herë në javë, nga dy herë në ditë, zhvillohen stërvitje në shesh. 26 lojtarë mund të marrin pjesë në javë në një trajnim: 22 lojtarë dhe katër portierë. Përzgjedhja e lojtarëve bëhet me ndërrim javor, me qëllim që shumë vetë të kenë shansin, për të prezantuar veten. Deri në shtator kryetrajneri Wück do të përgatisë lojtarët për ndeshjet testuese.
"Në lojërat, ku ne duhet të prezantohemi, duhet të arrijmë rezultate të mira, me qëllim që klubet, që kanë nevojë, të bëhen të vetëdijshëm për lojtarët."
Shkalla e ndërmjetësimit është e rëndësishme për shoqatën e futbollistëve pa kontratë. Por Wück thekson rëndësinë e objektivitetit: "Ne sigurisht nxjerrim në pah avantazhet. Por unë u them kolegëve trajnerë gjithashtu, se çfarë deficitesh ka një lojtar në këtë, apo në atë fushë. Kjo është e nevojshme."
Synimi është të gjejnë një ekip
Në ekipet VDV lojtarët janë të përzier: nga 19 deri 30-vjeçarë. Dhe meqë objektivi më i madh i të gjithëve është që të ndërmjetësohen diku, motivimi dhe angazhimi fizik janë tepër të mëdha. Megjithatë, atmosfera është pozitive, thotë Robert Kruppa, i cili ka luajtur në MSV Duisburg: "Atmosfera është shumë e mirë, sepse nuk ka konkurrencë të madhe si në klube normale. Të gjithë merren vesh mirë me njëri-tjetrin."Roland Benschneider, ish-lojtar i 1. FC Këln, i sheh të dy anët e medaljes: "Arsyeja përse vijmë këtu nuk është aq e mirë, por për ne profesionistët është mirë që të mund të stërvitemi së bashku në një mjedis profesionistësh. Ne jemi të bindur se ne në të ardhmen e afërt do të gjejmë një punë."
Por, Mario Neunaber, i cili deri tani ka luajtur për FC Ingolstadt rekomandon: "Unë vetëm mund të këshilloj çdo lojtar, i cili është pa klub, të vijë këtu, sepse nuk mund të përgatitet më mirë."
Arsye është se lojtarët pa klub sportiv kanë mundësinë, të kërkojnë strehim, stërvitje dhe konsultim mjekësor falas. Kjo është mundshme në rradhë të parë nga kontributet që paguajnë më shumë se 1300 anëtarët e sindikatës.
Autor: Jannike Bartkowiak/Angjelina Verbica
Redaktoi: Esat Ahmeti