1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampionati X Botëror i Atletikës

8 Gusht 2005

Gatlin triumfon në 100 metra për meshkuj

Stema e këtij kampionati të atletikës
Stema e këtij kampionati të atletikësFotografi: dpa
Në Helsinki të Finlandës po zhvillohet Kampionati X Botëror i Atletikës. Medaljet e para të arta i fituan pardje Ekuadoriani Perez në ecje sportive, amerikani Nelson në hedhjen e gjyles (në këtë konkurrim gjermani Bartels fitoi medalje bronzi), në 10.000 metra për femra etiopiania Dibaba. Ndërsa dje vendet e para i fituan: rusja Ivanova në ecje sportive, lituanezi Alekna në hedhje disku për meshkuj, xhamaikanja Smith në trehapësh për femra, suedezja Kluft në shtatëgarësh për femra dhe amerikani Gatlin në 100 metra për meshkuj.