1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari Scholz beson tek fuqia ekonomike e Gjermanisë

14 Gusht 2023

Zërat kritikë, se Gjermania po lëkundet ekonomikisht janë shtuar. A mundet ky vend të rezistojë në konkurrencën ndërkombëtare? Kancelari gjerman përkundër këtyre zërave e sheh të ardhmen me optimizëm.

Intervista e ZDF me kancelarin, Olaf Scholz
Intervista e ZDF me kancelarin, Olaf ScholzFotografi: Thomas Kierok/ZDF/dpa/picture alliance

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbrojtur ekonominë e Gjermanisë përkundër kritikave. Në një intervistë me televizioninn gjerman, ZDF, "Berlin direkt", ai iu referua investimeve gjigante miliardëshe në Gjermani. Scholz tha, se në Gjermani po zenë vend investime të drejtpërdreja shumë të mëdha. Prodhimi i gjysmëpërçuesve të rëndësishëm për çipat po zgjerohet, dhe shumë kompani me vetëdije zgjedhin Gjermaninë si vend investimesh. "Ato kanë vendosur për Gjermaninë si lokacion ekonomik."

Prodhuesi i njohur tajvazen i çipave, TSMC ka bërë të ditur, se do të ndërtojë një fabrikë të gjysmëpërçuesve në Drezden. Koncerni pret që investimi të kalojë 10 miliardë euro. Gjysma parashikohet të vijë nga shteti gjerman. Nga ana tjetër Intel në Magdeburg nëse zgjedh një lokacion të ri në Gjermani me investim në vlerë 30 mliardë euro do të marrë 10 miliardë euro nga shteti.

Kritikat vazhdojnë

Por nga ekonomia gjermane ka pasur sërish kritika. Politika po bën çdo gjë në moment "që të presë shtyllën" e ekonomisë së mesme, tha Christoph Allaus, drejtues federal i Shoqatës së Ekonomisë së Kompanive të Mesme për "Bild am Sonntag". Me një ton të ashpër ai u shpreh se "në portën kryesore të tregjeve më joshëse të Gjermanisë shpërndahen miliarda, në një kohë që ekonomia e nivelit të mesëm e strapacuar po kërkon largim emergjent jashtë. Ky është çindustrializim dhe tragjedi për vendin tonë."

Olaf ScholzFotografi: Michael Kappeler/dpa

Scholz nga ana e tij argumenton, se Gjermania është shumë e suksesshme si vend eksportesh. Nëse, diku tjetër ekonomi dobësohet, kjo ndjehet edhe në Gjermani. "Por nuk duhet që me të keqen të hedhim poshtë të edhe mirën ." Qeveria gjermane po punon për të zgjidhur problemet, tha Scholz për ZDF. Ai iu referua lehtësimeve të ardhshme për shkak të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Lidhur me çmimet e energjisë, Scholz tha, se qeveria punon në mënyrë strukturore që në Gjermani të bëhet më i lirë prodhimi i energjisë dhe të zgjerohen kapacitet prodhuese dhe rrjetet e rrymës elektrike.

Prej muajsh vlerat në sondazhe për partitë e koalicionit gjerman janë të dobta ndërkohë që partia populsite, AfD është në rritje. Në një sondazh të fundit vetëm 21% e gjermanëve të pyetur janë të mendimit se kancelari ka sukses brenda koalicionit në çështje të rëndësishme politike.

la/rtr/dpa