1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja Merkel flet para OKB-së

Tomas Nehls26 Shtator 2007

Surpriza, që ishte anoncuar për daljen e Angela Merkelit para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, qe në mes të fjalimit të saj 15 minutësh në gjashtë fjali të shkurtra.

Angela Merkeli në Nju Jork
Angela Merkeli në Nju JorkFotografi: AP

Pas tërheqjes së vëmendjes për nevojën për reformim të OKB-së, kancelarja theksoi vecanërisht KS të OKB-së, i cili në shumë raste krizash duhet të zhvillojë zgjidhje të shpejta dhe të detyrueshme për të gjithë dhe për këtë duhet të ketë legjitimitet. Pikërisht kjo, sipas mendimit të saj, ka kohë që nuk ndodh: "Në përbërjen e tij të tanishme, KS të OKB-së nuk përfaqëson më botën e sotme. Prandaj nuk ka rrugë tjetër, vec përshtatjes së tij me realitetet politike. Gjermania është angazhuar fort vitet e shkuara në këtë debat. Gjermania është e gatshme edhe të marrë përsipër një vend në KS të OKB-së"

Anëtarë të delegacionit bënë të qartë jozyrtarisht në debatin e përgjithshëm të OKB-së se qeveria gjermane do të pranonte edhe zgjidhje të përkohshme, të kufizuara në kohë, për ta shtyrë përpara reformën e nisur para 25 vjetëve të OKB-së. Më pak e duruar u tregua Angela Merkeli - si dhe ditë më parë te një takim i nivelit të lartë për klimën- në prognozat për vazhdimin e së ashtuquajturës Marrëveshje e Kiotos: "Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i madh dakordimi mes shkencëtarëve, gjendja e fakteve kaq e qartë, nevoja e veprimit kaq e padiskutueshme. Cdo vend është i prekur nga pasojat e ndryshimit të klimës, asnjë nuk mund ta kryejë këtë proces i vetëm."

Mosveprimi do të sillte shpenzime të mëdha midis shkencëtarëve dhe do të shkaktonte konflikte të reja në të gjithë botën, paralajmëroi Merkeli: "Dhe për mua nuk ka asnjë dyshim, se besueshmëria e nevojshme në këtë drejtim mund të garantohet vetëm nga kuadri i një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara."

Në vende të tjera kryetarja e qeverisë gjermane i njohu OKB-së rolin e një garanti për drejtësinë. Si të thuash të një rojtari për parimin bazë, sipas të cilit fuqia ekonomike dhe përgjegjësia sociale ecin hap pas hapi. Krizat politike aktuale Angela Merkeli i preku tangent vetëm me pika, por në asnjë mënyrë nuk foli për to vetëm në përgjithësi. Ajo kërkoi gatishmëri për kompromis në përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dënoi shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Darfur, protestat që po zgjerohen në Mianmar dhe i tregoi vecanërisht me ashpërsi vendin Iranit, përmes provokimeve të të cilit bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përçahet: "Nuk duhet të jetë bota, ajo që duhet t'i vërtetojë Iranit se ai po ndërton bombën atomike, Irani duhet të bindë botën, që ai nuk e do bombën atomike."