Kancelarja Merkel udhëton për në Kinë dhe Japoni
26 Gusht 2007
Kancelarja Angela Merkel u nis për një tur një javor vizitash në Kinë dhe në Japoni. Ky është udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që k andërmarrë kancelarja qysh prej marrjes së postit. Të hënën në Pekin ajo do të bisedojë me udhëheqjen kineze. Qëllimi kryesor i bisdimeve gjatë këtij udhëtimi është mbrojtja e klimës dhe përmirësimi i mëtejshëm i marrdhënjeve ekonomike. Merkel vuri në dukje, se gjatë takimeve me përfaqësuesit e udhëheqjes kineze do të ndjekë rrugën e dialogut kritik me udhëheqjen e Pekinit. Ajo do të tematizojë edhe çështjen e të drejtave të njeriut si dhe piraterinë e produkteve kineze. Pas Kinës, Merkel do të qëndrojë në Japoni. Vitin e ardhshëm Gjermania i dorëzon Japonisë presidencën e radhës të grupit të vendeve më të industrializuara, G-8. Në këtë udhëtim në Lindjen e largët kancelarja Merkel shoqërohet nga një delegacion ekonomik i nivelit të lartë.