1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja Merkel udhëton për vizite në Kinë dhe Japoni

26 Gusht 2007


Para udhëtimit të saj sot për në Kinë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se gjatë takimeve me udhëheqjen kineze do të ndjekë rrugën e dialogut kritik me udhëheqjen e Pekinit. Kancelarja Merkel tha se do të tematizojë çështjen e të drejtave të njeriut.Kjo është vizita e dytë e Kancelares në Republikën Popullore.Të hënën Merkel do të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetërorë kinezë.Përveç temës mbi të drejtat e njeriut, Merkel do të diskutojë edhe mbi mbrojtjen e klimës dhe cilësinë e mallrave kineze. Pas vizitës së saj në Kinë, ajo do të udhëtojë për një vizitë në Japoni.Gjatë udhëtimit të saj njëjavor në Azi , Merkel shoqërohet nga delegacion i nivelit të lartë të ekonomisë.Ky është udhëtimi më i gjatë jashtë vendit i Merkelit qysh prej marrjes së postit të saj si kancelare.