1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kantjeret arkeologjike në Evropë mundësi për përvetësimin e gjuhës dhe fitimin e përvojave të reja

28 Gusht 2011

Çdo verë në Evropë organizohen aksione mbi baza vullnetare në kantjeret arkeologjike. Të rinj nga Maqedonia marrin pjesë në to për t'u njohur me bashkëmoshatarë nga e gjithë bota, si dhe për të të mësuar gjuhën e huaj.

Pejzazh nga rajoni i LorenësFotografi: CDT Moselle

U takuam me një grup vajzash të reja nga Maqedonia, të cilat punonin për të rivendosur kalanë në ujvarat Vogese jo larg kufirit gjerman në Francë.

Châtel-sur-Moselle është qytet i lashtë dhe i rëndësishëm që daton nga koha e Mesjetës, gjë që e dëshmon kalaja, e cila ia dha emrin e këtij qyteti të vogël. Qyteti shtrihet në kodrë e ujvarave Vogese, në rajonin Lorenës në lindje të Francës. Këtu të rinjtë nga e gjithë bota punojnë për rimëkëmbjen dhe restaurimin e kalasë.

Mijëra të rinj fitojnë përvoja në kantjeret arkeologjike

Profesorja Chantal Debri thoë, se që nga viti 1972 e deri më sot mijra të rinj në mënyrë vullnetare kanë marrë pjesë në punimet arkeologjike. "Ata kanë punuar si vullnetarë nga 62 vende të ndryshme të botës. Nevojitet vetëm vullnet i mirë, nuk ka nevojë për përgatitje të mëdha. Ne kemi arkitektë të rinj nga vendet e Evropës Lindore, Franca dhe Afrika e Veriut, me të cilat shkolla kemi kontrata që i dërgojnë studentët e tyre për trajnim këtu", thotë 81-vjeçarja profesore e historisë dhe arkeologjisë, e cila drejton punimet në vendin e ndërtimit si dhe shoqatën.

Sivjet në Châtel janë rreth tridhjetë të rinj nga Franca, Maroku, Algjeria, Rusia, Gjermania, SHBA, Kanada dhe nga Maqedonia.  "Ky është viti i tretë që ne kemi të rinj vullnetarë nga Maqedonia, kjo në falë qytetit Epinal, i cili është binjakëzuar me qytetin e Manastirit. Ne kemi shumë kujtime të dashura nga të rinjt maqedonas që erdhën këtu", thekson Chantal Debri.

Të rinjtë nga Maqedonia janë të mirëseardhur në kantjeret arkeologjike në Francë, dhe kjo është një mundësi e mirë për të mësuar gjuhën, ose për të thelluar njohuritë në arkeologji.

"Pikërisht për këtë kam vendosur të vij këtu. Ky është vendi i përsosur për mësimin e gjuhës frënge, sepse këtu flitet frëngjisht, ndërsa ata, të cilët nuk dijnë përpiqen sadopak të flasin", kështu vlerëson Liljana Ilik, e cila stduion në universitetin e Shkupit gjuhë frënge dhe letërsi.

Fotografi: AP

Mësohet shumë më tepër se gjuha

"Përvoja e këtushme mund të më shërbejë si një referencë e mirë në biografinë time. Megjithatë, si në çdo punë edhe këtu duhet të veçohen aspektet pozitive, si miqësia, shoqërimi, këmbimi i kulturave të ndryshme nga pjesëmarrësit në këtë kamp. Dhe natyrisht kjo do të mbetet si një kujtim për jetë ", thekson Marina Nestorova, psikologe e diplomuar.

"E kemi shumë vështirë, sepse nuk kemi punuar punë krahu, por megjithatë kjo është një përvojë e mirë. Një zanat i ri ",  thekson studentja e gjuhës dhe letërsisë gjermane, Kristina Kotevska.

Mundësi për punë vullnetare në Evropë

Bashkëbisedueset tona mendojnë se koleget e tyre nga Maqedonia dinë pak për mundësitë e udhëtimit dhe qëndrimit në vendet evropiane, respektivisht në Francë.

"Unë mendoj se në kampe të tilla do të dëshironte të merrte pjesë çdo i ri, sidomos ata të cilët janë të angazhuar në këtë profesion – arkeologji, arkitekturë ose në profesione ngjashme."

"Unë vlerësoj se për studentët që janë regjistruar në arkeologji, kjo do të ishte një përvojë vlefshme dhe kjo punë u vlen atyre për studime të mëtejshme akademike."

Në projektet për ndërtime arkeologjike mbi baza vullnetare ka hapësirë për të gjithë të rinjtë nga mbi 18 vjeç, mjafton vetëm regjistrimi paraprak, pagesa minimale prej 50 eurosh për qëndrimin pesëmbëdhjetëditor, si dhe angazhimi i tyre në kantjerin arkeologjik. Pjesëmarrësve u mbulohet sigurimi shëndetësor, por ata duhet t'i përballojnë vet shpenzimet e rrugës. Ushqimi dhe strehimi merren pësipër nga organizatorë.

Autor: Toni Gllamçevski / Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora