Kapërcimi i barrierave - Pjesëmarrja e njerëzve me aftësi të kufizuara
3 Dhjetor 2010
Personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen me pengesa të shumta
Objektiv i Konventës së Kombeve të Bashkuara për njerëzitë me aftësi të kufizuara i miratuar në Nju Jork në vitin 2006 është që njerëzitë me aftësi të kufizuara të gëzojnë para së gjithash të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në mënyrë të barabartë me të tjerët. Për të arritur këtë objektiv duhet të tejkalohen shumë pengesa të cilat i pengojnë njerëzitë me aftësi të kufizuara në pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë në shoqëri. Në Gjermani kjo konventë ka hyrë në fuqi në vitin 2009.
Beate Rudolf, drejtoreshë e Institutit gjerman për të drejtat e njeriut e bën të qartë se çfarë rëndësie i kushtohet në konventë pjesëmarrjës së njerëzve me aftësi të kufizuara:
"Në konventën e personave me aftësi të kufizuara të Kombeve të Bashkuara pjesëmarrja zë një vend shumë të rëndësishëm pasi që njerëzitë me aftësi të kufizuara kanë qenë të margjinalizuar dhe në shumë raste janë edhe sot për shkak se nuk njihen aftësitë e tyre, për shkak se ekzistojnë pengesa, për shkak se strukturat ekzistuese janë konsideruar si normale dhe nuk janë marrë më tej në pyetje."
Qendra Monitoruese përcjell zbatimin e Konventës në Gjermani
Se çfarë kushtesh duhet të krijohen që njerëzitë me aftësi të kufizuara të marrin pjesë më fuqishëm në proceset politike dhe çfarë përgjegjësie bartin shteti dhe shoqëria në këtë mes, këto dhe çështje të tjera trajton Qendra Monitrouese e Institutit gjerman për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 2009. Kjo qendër ndër të tjera formulon edhe rekomandimet për qeverinë gjermane. Përveç kësaj ajo informon Komisionin e Kombeve të Bashkuara për gjendjen dhe zbatimin e konventës në Gjermani. Aktualisht qeveria gjermane është duke përpiluar raportin e saj cili do të dorëzohet në Komisionin Profesional të Kombeve të Bashkuara në mars të vitit të ardhshëm, sqaron Beate Rudolf:
"Dhe në këtë proces shoqëria civile dhe në veçanti organizatat e njerzëve me të aftësi të kufizura kanë një rol të posaçëm për shkak se ato munden dhe duhet të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë që të dëgjohen pikëpamjet e tyre për vlerësimet e qeverisë federale. Po ashtu ato duhet të jenë të përfaqësuara në komision, të flasin me komisionin në mënyrë që së bashku të përpilohen rekomandime të mira me të cilat pastaj komisioni do t'i drejtohej qeverisë gjermane."
Synim kryesor është pjesëmarrja në të gjitha nivelet
Hubert Hüppe, i ngarkuari i qeverisë gjermane me interesat e njerzëve me aftësi të kufizuara i kushton rëndësi të madhe që njerëzitë me aftësi të kufizuara të shprehin pikëmapjet e tyre në të gjitha nivelet, në lande, në qytete dhe bashki:
"Që njerëzitë me aftësi të kufizuara të emërtojnë vet akterët kryesorë dhe jo politika, po ashtu as shoqatat, as pjestarët e tyre të familjes, por ata për të cilët me të vërtetë bëhet fjalë. Dhe kjo jo vetëm pse ne i marrim ata seriozisht por për shkak se unë mendojë që është thjesht e zgjuar që të pyeten ata për të cilët bëhet fjalë pasi që ata e dijnë më së miri çka është mirë për ta."
Është po ashtu detyrë e partive dhe fonadcioneve politike që të mbështesin njerëzitë me aftësi të kufizuara që të arrrijnë në pozitat politike prej nga do të trajtonin më mirë temat e tyre, thekson Hüppe.
Autor: Sabine Ripperger / Esat Ahmeti
Redaktoi: Eliana Xhani