1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

161011 50 Jahre Europäische Sozialcharta

18 Tetor 2011

Karta Sociale Evropiane mbush 50 vjeç! Urime! Por çfarë është Karta Sociale Evropiane, çfarë përmban dhe sa e detyrueshme është ajo? Pak vetë e njohin atë në Evropë.

Logoja e Kartës Sociale Evropiane
Logoja e Kartës Sociale EvropianeFotografi: DW

Një kualifikim i mirë profesional. Një punë në një mjedis të sigurt me pagesë të rregullt dhe me orar të arsyeshëm pune. Mbrojtje e veçantë për të rinjtë dhe gratë shtatzëna, si dhe ndalim i punës së fëmijëve. Siguri sociale për të gjithë ata, që janë në vështirësi. E drejta për t'u mbledhur në organizata, për të mbrojtur interesat sociale dhe ekonomike, si dhe të drejtën për negociata kolektive.

Këto janë disa pika kyçe të Kartës Sociale Evropiane. 43 vende të Evropës e kanë nënshkruar këtë konsensus minimal për të drejtat sociale, edhe pse shpesh vetëm pjesërisht. Karta krijon një model social, i cili ndryshon nga modele të tjera në botë, thotë Monika Schlachter. Ajo është zëvendës-kryetare e Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale. Ky komitet monitoron, nëse vendet nënshkruese e respektojnë Kartën Sociale.

Monika Schlachter, zëvendës-kryetare e Komitetit Evropian për të Drejtat SocialeFotografi: DW

Evropa Veriore më e suksesshmja në repsektimin e Kartës Evropiane

Vështirësitë e fillimit i kanë të gjitha vendet, që sapo kanë nënshkruar, apo kanë bërë ratifikime shtesë të Kartës Sociale, vëren Monika Schlachter. Ato, që kanë mëkatuar me kartën, ajo nuk do t'i përmendë: "Natyrisht nuk mund të thuash se ka vende, që sillen qëllimisht keq. Kjo nuk do të ishte e drejtë të thuhej. Por sigurisht që mund të thuhet, se ato shtete, që konsiderohen në përgjithësi si shtete me mirëqenie të lartë, si vendet e Evropës Veriore, ato vazhdimisht dalin shumë mirë. Mund të themi se paragjykimi për to është me vend."

Komisioni Evropian për të drejtat sociale merr raporte nga shtetet nënshkruese dhe i shqyrton ato në përputhje me kartën sociale. Vlerësimi varet pra nga vërtetësia e raportimit të shteteve. Përveç kësaj Komiteti për të drejtat sociale përdor të dhëna, që janë në dispozicion të publikut, për shembull nga agjencia evropiane e statistikave Eurostat, ose ai informohet nga organizata, si organizata ndërkombëtare e punës.

Seanca e parë përurueseFotografi: picture-alliance/dpa

Komisioni vetëm vlerëson

Karta është homologia ligjore social-ekonomike e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por ka dallime të qarta: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka një Komisioner për të drejtat e njeriut dhe gjykatë të veçantë. Kjo është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ajo mund të dënojë shtete dhe të vendosë sanksione, nëse ata shkelin konventën për të drejtat e njeriut. Komisioni për të Drejtat Sociale Evropiane ka vetëm vlerësimet e tij, thotë Monika Schlachter. "Ne mund të themi pastaj në fund, kjo apo ajo masë është shkelje e këtij, apo atij ligji. Por kjo nuk jep opcion real për zbatimin e tij. Kjo do të thotë se kjo nxit vetëm diskutimin: Me këtë u thuhet shteteve ... "Ju largoheni prej asaj, që e keni pohuar për të bërë premtime boshe. Sa seriozisht e keni me të vërtetë me bazën tuaj të shtetit? ""

Problemi këtu: Vetë ekspertët dhe qeveritë nuk e konsiderojnë kartën sociale aq të rëndësishme si Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian si tërësi nuk ka pranuar akoma kartën. Por gradualisht vlerësimet e Komitetit të të Drejtave Sociale, do të merren më shumë parasysh, beson Monika Schlachter. Edhe për shkak se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, do t' i përfshinte më shpesh këto vlerësime në vendimet e saj.

Website Kartës Sociale EvropianeFotografi: http://www.coe.int/T/d/Menschenrechte/Sozialcharta/

Mundësia e padisë kolektive

Por standartet sociale dhe të punësimit varen jo vetëm nga ecuria ekonomike, nga sistemi ekonomik dhe juridik i një vendi dhe për këtë arsye janë të ndryshme për secilin prej shteteve nënshkruese diku më shumë e diku më pak, thotë Monika Schlachter: Që nga mesi i viteve 1990, ekziston mundësia të paraqesësh si organizatë një ankesë kolektive. Sindikatat dhe organizatat jo-qeveritare e shfrytëzojnë ndër të tjera këtë. Por deri tani vetëm 14 vende të Këshillit të Evropës e kanë pranuar mundësinë e padisë kolektive. Ankesat individuale, si në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë të mundura në Komitetin e të Drejtave Sociale.

Pra është një punë idealiste, ajo që bën Monika Schlachter në Komitetin Europian për të Drejtat Sociale, këtë ajo e pranon. Por mund të mësosh shumë për sistemet ligjore të vendeve të tjera - një thesar të ideve të reja për një juriste krahasuese siç është ajo. Dhe pa entuziazëm për idenë dhe realizimin e të drejtave sociale nuk mund të bëhet kjo punë, thotë aktivisjta për të drejtat e punës.

Autor: Daphne Grathwohl /Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW