Karzai bën thirrje për luftë më të fuqishme kundër terrorit islamik
21 Tetor 2007Reklamë
Kryetari i Afganistanit Hamid Karzai ka bërë thirrje për një luftë më të fuqishme kundër terrorit islamik. Për t'i treguar botës pamjen e vërtetë të Islamit duhet të shkatërrohen terroristët të cilët keqpërdorin fenë, tha Karzai. Kryetari i Afganistanit i ka bërë këto komente gjatë një samiti të dhjetë shteteve islamike të Azisë Qendrore që zhvilloi punimet në qytetin afgan Herat. Ndërkohë si pasojë e luftimeve në jug të Afganistanit sipas të dhënave ushtarake janë vrarë 30 luftëtarë talebanë.