1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër nxënës donin rregulla të Sheriatit në shkollë gjermane

15 Janar 2024

Në një shkollë të përgjithshme gjermane në Nois, katër nxënës kanë kërkuar futjen e rregullave më të rrepta islame në shkollë, ndër të tjera edhe ndarjen gjinore në klasa. Policia është duke u marrë me këtë rast.

Pamje simbolike - dy vajza me shami koke duke parë në celular
Pamje ilustrueseFotografi: Dursun Aydemir/Anadolu Agency/picture alliance

Ministri i Brendshëm i landit gjerman, (NRW)Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul është shprehur me shqetësim në lidhje me rastin e një shkollë të përgjithshme në Nois, ku janë kërkuar rregulla të forta islame në shkollë. Sipas të dhënave, katër nxënës kanë kërkuar që vajzat të mbulohen, si e kërkon sheriati, nxënësit myslimanë të largohen të premten nga shkolla më herët për shkak të lutjes së të premtes. Po ashtu ata kërkojnë ndarjen gjinore në mësimin e notit, këtë edhe për personelin e mësuesve. Kërkesat janë shtruar nga katër nxënës myslimanë në shkollën e pëgjithshme në pjesën veriore të qytetit. Me gjasë ata kanë ushtruar presion edhe mbi nxënës të tjerë që në sytë e tyre nuk janë "myslimanë të denjë". Në mësim që të katërt janë shprehur qartë, se e refuzojnë demokracinë.

Ministri i Brendshëm i landit, NRW, Herbert Reul duke folur në publikFotografi: Political-Moments/IMAGO

Ministri i Brendshëm i landit, Reul është shprehur se duhet të "kujdesemi në kohën e duhur". Rasti është i rëndë, Reul i bëri thirrje mësuesve, prindërve për më shumë vëmendje ndaj radikalizimit islamist të të rinjve. Shkolla i ka qenë drejtuar programit të parandalimit "Udhërrëfyes" që trajton radikalizimin islamist dhe ka ftuar një ekspert për të ofruar kurse në shkollë. Në raportin e policisë thuhet, se të paktën programi "Udhërrëfyes" nuk ka sjellë ndonjë rezultat.

Fotografi: Monika Skolimowska/dpa/picture-alliance

Të gjitha këto të dhëna gjenden në një raport të policisë së landit, të cilën radioja gjermane, WDR e ka në zotërim. Fillimisht për këtë rast kishte informuar gazeta "Rheinische Post". Sipas njoftimeve të tyre rastet janë shfaqur në shkollë në mars dhe dhjetor. Shkolla i është drejtuar policisë, e cila për rastet në mars nuk kishte konstatuar ndonjë vepër penale. Për rastin në dhjetor është duke hetuar prokuroria, nën dyshimin për kërcënim dhe nxitje. Sipas raportit të policisë edhe prindërit e katër nxënësve janë verifikuar dhe nuk është konstatuar vepër penale. Të dhënat i janë dërguar zyrës së landit për kriminalistikë me lutjen për dërgimin e çështjes tek Ministria e Brendshme dhe Mbrojtja Kushtetuese.

 

Burimi: Tagesschau/WDR

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë