1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katër të vrarë nga një sulm me kamion në Stokholm

7 Prill 2017

Katër vetë u vranë e mjaft të tjerë u plagosën rëndë kur një kamion goditi një qendër tregtare në qendrën e Stokholmit. Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven tha se gjasat janë që kemi të bëjmë me atentat terrorist.

Schweden Stockholm LKW fährt in Menschenmenge
Fotografi: Reuters/TT News Agency/A. Schyman

Përplasja e kamionit me qendrën tregtare ndodhi rreth orës 15 sipas orës lokale. Pati raportime për të shtëna dhe u raportua për njerëz që largoheshim me vrap nga zona e incidentit, bëri të ditur televizioni suedez SVT.

Një kamion i rrëmbyer raportohet se goditi në qendrën tregtare Ahlens në rrugën me qarkullim të dendur Drottninggatan, një zonë qendrore këmbësorësh dhe pazari në qendër të qytetit, në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Stokholmit. Katër persona humbën jetën, mjaft të tjerë u plagosën.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të qendrojnë larg qendrës së qytetit, pas raportimeve për shtënie me armë në dy pika të tjera të qytetit. Në televizionin suedez u treguan pamje tymi që dilnin nga qendra tregtare.

Fotografi: picture-alliance/AP Photo/TT News Agency

"Policia mori një thirrje emergjente që një person në një kamion ka plagosur njerëz të tjerë në Drottninggatan", shkroi policia suedeze në twitter.

 

Qeveria e Gjermanisë u shprehu të afërmve të viktimave dhe forcave të shpëtimit mbështetjen e saj. "Mendimet tona janë te njerëzit në Stokholm, te të plagosurit, të afërmit, forcat e shpëtimit dhe te policia", bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert përmes twitterit. "Ne qëndrojmë të bashkuar kundër terrorit", shtoi ai.