1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katёr shtete tё BE-sё dakord pёr pranimin e refugjatёve

24 Shtator 2019

Lundrimet pa destinacion duke kёrkuar njё port ankorimi tё anijeve qё shpёtojnё refugjatё do tё marrin fund. Njё grup vendesh i BE-sё e ka vendosur kёtё. Por shumica e vendeve anёtare tё BE-sё nuk janё dakord.

Malta EU-Treffen der Innenminister | Horst Seehofer, Deutschland
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/J. Borg

Samiti nё Maltё (23.09) pёr shpёtimin e refugjatёve nё det tё hapur arrin njё marrёveshje: Gjermania, Franca, Italia dhe Malta kanё rёnё dakord pёr njё sistem emergjence pёr shpёrndarjen e refugjatёve. Kemi rёnё dakord pёr njё dokument tё pёrbashkёt, tha ministri i Brendshёm i Maltёs Michael Farrugia pas bisedimeve me disa ministra tё BE-sё nё Maltё.

Ministri i Brendshёm i Gjermanisё Horst Seehofer deklaroi, se marrёveshja do t'u paraqitet pas dy javёsh edhe tё gjithё homologёve tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Sipas tij, ata duhet tё binden pёr t'iu bashkuar marrёveshjes. Seehofer tha, se shpreson, qё gjithsej 12 nga 14 vende do ta pranojnё atё. Marrёveshja parashikon afate tё cakuara - brenda katёr javёsh migrantёt qё zbarkojnё nё tokё duhet tё shpёrndahen mes vendeve tё BE-sё. Kёrkesa pёr azil do tё shqyrtohet mё pas nё vendin, ku do tё dёrgohen migrantёt. Lidhur me atё, se cili vend i BE-sё dhe sa migrantё do tё pranohen nuk ёshtё marrё vendim - sepse kjo varet prej se sa shtete do ta pranojnё marrёveshjen.

Para LampeduzësFotografi: picture-alliance/dpa/F. Bungert

Deri tani anijet qё shpёtojnё refugjatё mbeten me javё nё det tё hapur nё Mesdhe, sepse Italia dhe Malta refuzojnё tё lejojnё ankorimin e tyre. Kёto vende druajnё, se janё vetёm duke marrё pёrgjegjёsinё dhe kёrkojnё nga vendet anёtare tё BE-sё, qё ato tё pranojnё refugjatё pёr ta pёrpjestuar barrёn. Vetёm pasi vende tё caktuara shprehin gatishmёri tё pranojnё refugjatё, ato lejojnё ankorimin e anijeve nё portet e tyre.

Qё nga korriku 2018 Gjermania ka pranuar tё strehojё 565 migrantё tё shpёtuar nё det. Por deri tani vetёm 225 prej tyre kanё mbёrritur nё Gjermani. E drejta e shpёtimit nё det thotё, qё njerёzit e rrezikuar nё det duhet tё shpёtohen dhe tё dёrgohen nё njё vend tё sigurtё - nё njё port apo nё njё anije tjetёr tё sigurtё. Sipas sё drejtёs sё emergjencёs nё porte nuk duhet tё refuzohet ankorimi i njё anijeje, nёse rrezikohen jetё njerёzish.

Fotografi: picture-alliance/dpa/Fabian Heinz/Sea-eye.org

Ministri gjerman Seehofer para takimit me homologёt e tij nё Maltё, deklaroi, se Gjermania nё rast tё njё zgjidhjeje tё pёrkohshme mund tё pranojё njё tё katёrtёn e tё shpёtuarve. Prej vitesh BE grindet lidhur me qendrimin ndaj migrantёve, qё kalojnё Mesdheun me mjete lundrimi tё papёrshtatshme pёr det tё hapur. Sfondi ka tё bёjё me faktin, qё vende si Polonia dhe Hungaria deri tani refuzojnё krijimin e njё sistemi pёr shpёrndarjen proporcionale tё refugjatёve tё shpёtuar mes vendeve tё BE-sё.

 

 

 

jj/hf (dpa, afp, rtr)