Katastrofë prej përmbytjeve ne Indonezi
4 Shkurt 2007Pas shirave të fortë që vazhduan për ditë me radhë janë përmbytur pjesë të tëra që Xhakartës. Qindra-mijëra vetë kanë mbetur pa strehë dhe ujërat kanë arritur deri në katër metra lart. Mjetet e transportit publik janë paralizuar në pjesë të tëra të qytetit. Po ashtu nga disa pjesë të këtij metropoli me 9 milionë banorë njoftohet për ndërprerje të rrymës elektrike dhe të rrjetit të telefonave.
Trupat e shpëtimit, ato të policisë dhe të ushtrisë po përpiqen për evakuimin me varka gome të banorëve nga zonat e përmbytura. Por shumica e njerëzve nuk duan të largohen nga banesat dhe janë strehuar në katet e sipërme apo nëpër çatitë e pallateve.
Përmbytjet nuk janë ndonjë gjë e çuditshme për periudhën e shirave në Indonezi, po kaq e keqe gjendja nuk ka qenë asnjëherë. Ministri indonezian për ambientin Rachmat Witular bëri përgjegjës për përmbytjet ndërtimet e shumta. Më të prekura prej përmbytjeve janë zonat ku ka shumë qendra tregtare dhe banesa. Të gjitha këto ndërtime pengojnë sistemin e drenazhimit, gjë që ka shkatuar edhe përmbytjet.
Guvernatori i Xhakartës, ua vuri fajin vilave dhe komplekseve të banimit të ngritura në zonën e Bogorës, të cilat kanë bërë që të shtohen derdhjet e ujërave nëpër lumenjtë dhe kanalet. Për shkak se uji në kanalin e madh të Xhakartës ka dalë nga brigjet, autoritetet urdhëruan hapjen e pendës në lindje të qytetit.
Shumë njerëz janë evakkuar ndërkohë duke u strehuar nëpër xhami dhe ndërtesa të tjera publike. Forcat e ndihmës së shpejtë mendojnë se në strehimet kolektive të emergjencës mund të shpërthejnë sëmundje ngjitëse.
Ditët e fundit në Xharkartë është shënuar një rritje e madhe e numrit të të infekturve me ethet tropikale si dhe me bark dhe të vjella. Çdo ditë na duhet të mjekojmë qindra njerëz të plagosur, tha një mjel për gazetën "Jakarta Post".
Edhe pse gjatë fundjavës rreshjet u pakësuan, meteorologët tërheqin vëmendjen, që ditët e ardhëshme gjendja mund të përkeqësohet më tej, sepse priten rreshje të metejshme.