1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katastrofat natyrore në Haiti dhe Shqipëri & Arsyeshmëria e qëndrimit të Bundesverit në Afganistan

15 Janar 2010

Ngjarja e cila tronditi jo vetëm Haitin por edhe mbarë botën këtë javë është termeti i fuqishëm në Haiti. Përmasat dhe pasojat e termetit do të llogariten me javë të tëra, por që tani është e ditur se vendi më i varfër i Amerikës përjetoi një prej katastrofave më të mëdha në historinë e tij. Tërmeti prej 7,0 ballësh është regjistruar prej shumë qendrave seizmologjike në Gjermani. Tani ekspertët po vlerësojnë rezultatet.

Një katastrofë tjetër natyrore ndodhi kohët e fundit në Shqipëri, më konkretisht në veri ku u vërshuan me mijëra shtëpi. Pasojat ende nuk dihen konkretisht, por shtrohet pyetja se kush do t'i paguajë dëmet? Në veçanti kur dihet se Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të ulët të sigurimeve.

Misioni i Bundesverit në Afganistan është duke u diskutuar në Gjermani. Para pak kohësh kryetarja e Kishës Evangjeliste në Gjermani, Margot Käßmann, u kritikua sepse pati deklaruar që: "asgjë nuk shkon mirë në Afganistan". Ajo u akuzua ndër të tjera se me deklarata të tilla shkatërron moralin e ushtarëve të ushtrise gjermane (Bundesvehr) në Afganistan. Ndërkohë deklaratat e fundit të një guvernatori afgan mund të minojnë edhe më shumë moralin e trupave gjermane.

Autor: Wolfgang Dick/ Arben Muka/ Kai Küstner

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë