1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KE: 9 miliardë Euro plan ekonomik dhe investimesh për BP

6 Tetor 2020

Komisioni Europian, (KE) miratoi të martën, (06.10) Planin Ekonomik dhe të Investimeve, gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor (BP) prej 9 miliardë Eurosh.

Oliver Varhelyi
Fotografi: EU/Gent Shkullaku

KE synon përmes këtij plani nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të rajonit në Ballkanin Perëndimor (BP) si dhe konvergjencën me BE-në, citohet Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi, në njoftimin për shtyp të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Varhelyi prezantoi në Bruksel (06.190) planin e mbështjetjes: "Plani gjithëpërfshirës Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë ekonomike të rajonit, të mbështesë një tranzicion të gjelbër dhe dgjital, të nxisë integrimin rajonal dhe konvergjencën me Bashkimin Evropian dhe  për të mbyllur hendekun e zhvillimit midis rajoneve tona, duke shpejtuar përfundimisht procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ky plan duhet të ndihmojë në transformimin e Ballkanit Perëndimor në një nga rajonet më tërheqëse për investime në botë,”  tha ai.

Sipas komisionerit të Zgjerimit: "Ballkani Perëndimor është një përparësi e qartë e BE. Plani Ekonomik dhe i Investimeve për rajonin është elementi i tretë kyç i qasjes së përforcuar të KE, së bashku me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit dhe hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky plan në shkallë të gjerë parashikon të mobilizojë investime të rëndësishme në fushat e transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital, për të krijuar rritje afatgjatë dhe vende pune. Kjo do të mbështesë rimëkëmbjen afatgjatë pas krizës COVID-19 dhe konvergjencën e rajonit me BE-në, duke ecur paralelisht me reformat," citohet të ketë thënë Komisioneri i Zgjerimit, Varhelyi. 

Varhelyi vuri në dukje që kapaciteti investues i rajonit, përpos 9 miliardë Euro do të nxitet edhe nga mobilizimi i Mekanizmit të ri të Garancisë së Ballkanit Perëndimor, që synon një rritje potenciale investimesh deri në 20 miliardë Euro.

Plani prej 9 miliardë Euro pritet të zbatohet në kuadër të Instrumentit të ardhshëm të Ndihmës Para-Anëtarësimit, 2021-2027, i treti deri tani, i njohur me inicialet IPA, Në qëndër të tij është mbyllja e hendekut të thellë ekonomik mes BP dhe BE. Me fjlaë të tjera arritja e konvergjencës.

KE parashikom që kjo të arrihet përmes investimeve dhe mbështetjes për ndërlidhje të qëndrueshme mes vendeve të BP nga njëra anë, dhe rajonit me BE nga ana tjetër.

Plani identifikon dhjetë investime të mëdha për të mbështetur lidhjet kryesore rrugore dhe hekurudhore në rajon, energjinë e rinovueshme dhe heqjen dorë nga qymyri, rinovimin e ndërtesave publike dhe private për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar emetimet e gazeve serë, infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, si si dhe futjen e infrastrukturës me brez të gjerë. Investime të tjera përfshijnë investime në sektorin privat për të rritur konkurrencën dhe inovacionin, në veçanti të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe një Garanci Rinore.

Në prezantimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për BP duke u referuar metodologjisë së re të zgjerimit u vu në dukje që "vendet që shënojnë progres reformat prioritare duhet të përfitojnë nga rritja e fondeve dhe investimeve”

Zona ekonomike Rajonale

KE, thekson njoftimi për shtyp, ka mbështetur përpjekjet e qeverive të rajonit për të zhvilluar një vizion të ri për krijimin e një zone ekonomike rajonale që pritet të miratohet në Samitin e Sofjes në nëntor.

BE-ja do të përpiqet ta sjellë rajonin më pranë tregut unik të BE-së. Qeverisja e mirë është themeli për rritje të qëndrueshme ekonomike. Rrjedhimisht nxitja e investimeve dhe rritjes ekonomike do të jetë e mundur vetëm nëse Ballkani Perëndimor angazhohet me vendosmëri dhe zbaton reforma themelore në përputhje me vlerat evropiane.

KE në prezantimin e Planit Gjithëpërfshirës Ekonomik dhe të Investimeve për BP ka përdorur termin” Zonë ekonomike rajonale” dhe jo "Shengeni rajonal.”