1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KE kundër abuzimeve me produktet financiare spekuluese & Greqi- Emigrantët votojnë për përf. e bashkisë & Vizitë në një kopësht dygjuhësh në Gjermani

17 Shtator 2010

Dy vjet pas fillimit të krizës financiare mbarëbotërore Komisioni Evropian po hidhet në veprim kundër abuzimit me produktet financiare spekuluese. Brukseli do ta njësojë tregtinë gjigante me derivatet dhe me sigurimet kundër mosshlyerjes së huave. Veç kësaj tregtia me produkte të tilla planifikohet të zhvendoset në bursë. Një ndalim të përgjithshëm nuk do të ketë, por në kushte të caktuara synohet të ndalohet të ashtuquajturat shitje të zbrazëta, plot rreziqe, gjatë të cilave spekuluesit vënë bast për rënien e një monedhe a aksioni, pa e zotëruar produktin. Christoph Hasselbach informon:

Pas 20 vjetësh qëndrimi dhe pune në Greqi imigrantët për herë të parë shkojnë në votime në zgjedhjet lokale me të drejtën e votës dhe të zgjedhjes deri në nivelin e këshilltarit bashkiak. Sipas ministrisë së Brendshme, janë regjistruar 12.762 imigrantë. Pavarësisht numrit të vogël të të regjistruarve (plotësonin kushtet rreth 200.000) e drejta e votës vlerësohet si hapi më efikas në rrugën e integrimit të plotë të imigracionit në jetën e vendit. Por si e shohin atë vetë votuesit imigrantë? Niko Anagnosti me një reportazh nga Athina.

Gjermania është vend imigrimi. Këtij fakti i përgjigjen ndërkohë kopshtet e fëmijëve (duke ofruar edukim dygjuhësh). Në Këln gjendet kopshti i vetëm gjermano-rus në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë. Nadja Baeva pa se si nxiten fëmijët në mësimin e të dyja gjuhëve.

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë