1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAfrikë

Kina dhe Rusia dënojnë deklaratën e samitit të G7-s

21 Maj 2023

Kina ka shprehur "pakënaqësi të fortë" ndaj deklaratës së samitit të G7-s, kurse për Rusinë vendimet e samitit synojnë vetëm t'i vënë fre këtij vendi.

G7,, Hiroshima
G7 HiroshimaFotografi: Susan Walsh/AP Photo/picture alliance

Kina dhe Rusia kanë reaguar pas deklaratës së samitit të G7 në Hiroshima, Japoni, në të cilën u ngritën akuza kundër Kinës  për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe tema të tjera gjeopolitike. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin u shpreh, se "G7 manipulon edhe më tej çështjet që lidhen me Kinën, e diskrediton dhe sulmon Kinën". Pekini ka shprehur "rezistencë të fortë" në disa nota proteste të dërguara mikpritëses, Japonisë.

G7, HiroshimaFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Në samitin e G7-s për shkak të vështirësisë në balancimin e interesave të ndryshme kishte vështirësi për gjetjen e një pozicioni të përbashkët ndaj Kinës. Vendet e G7-s i ofruan Pekinit bashkëpunim në çështjen e klimës dhe "marrëdhënia të stabilizuara", por paralajmëruan nga një Republikë Popullore që po armatoset fort dhe bie në sy për "aktivitete militarizimi" në hapësinën e Azi-Paqësorit. Shtetet G7-s kanë kërkuar nga Pekini që të rrisë presionin ndaj Mokës për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov shprehu pakënaqësinë ndaj deklaratës së samitit të G7-s dhe u shpreh se rezultatet e samitit për dhënien fund të konfliktit në Ukrainë kishin si qëllim t'i vinin "fre" Rusisë. "Shikoni vendimet e diskutuara dhe të marrë në samitin e sotëm në Hiroshona, që duan t'i vënë fre si Rusisë edhe Kinës", tha Lavrov në një takim të transmentuar në televizionin rus.

Zelensky: Takime për koalicionin e avionëve luftarakë

Në samitin e G7-s, shtetet industrializuara shprehën mbështetjen për Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme. "Mbështetja diplomatike, financiare, humanitare dhe ushtarake" për Ukrainën e sulmuar nga Rusia duhet të forcohet. Në të njëjtën kohë vendet e G7-s duan të mbyllin boshllëqet që bëjnë të mundur mënjanimin e sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë.

Volodymyr Zelensky dhe Olaf ScholzFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Presidenti Zelensky zhvilloi disa takime në samitin e G7-s për të gjetur mbështetje për koalicionin ndërkombëtar të ofrimit të avionëve luftarakë Ukrainës. Ai u takua me presidentin francez, Macron, kancelarin gjerman, Scholz dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Me interes pritet takimi i tij me presidentin amerikan, Joe Biden. Nga qarqet amerikane u bë e ditur, se presidenti, Joe Biden në Hiroshima informoi vendet e samitit, se SHBA do të mbështesë trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16. Për dërgimin e avionëve të tillë do të vendoset më vonë. Edhe Franca merr pjesë në trajnimin e pilotëve ukrainas. Zelensky shkroi në twitter se e përshëndet vendimin historik të SHBA dhe se pret të diskutojë në Hiroshima zbatimin praktik.

Prigoshin: Trupa Wagner ka nën kontroll Bahmutin

Nërkohë të shtunën u bë e ditur nga drejtuesi i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin, se qyteti Bahmut është marrë nga kjo trupë plotësisht. "Sot më 20 maj u mor Bahmut", tha Prigoshin në një video në shërbimin Telegram. "Operacioni zgjati 224 ditë", tha Prigoshin para godinave të shkatërruara dhe ushtarëve të trupës së tij. Më 25 Maj ata do t'ia dorëzojnë qytetin trupave ruse. Nga qeveria ukrainase thuhet se luftimet vazhdojnë. "Luftime të rënda në Bahmut. Situata kritike", shkroi zëvendësministrja e Brendshme, Hana Maljar në Telegram. Trupat ukrainase kontrollojnë disa pjesë të industrisë dhe infrastrukturës.

la/agj