1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina i ka refuzuar sërish sanksionet kundër Iranit

30 Tetor 2007

Kina i ka refuzuar sërish sanksionet kundër Iranit për shkak të politikës së tij atomike. Një zgjidhje e konfliktit në rrugë diplomatike është mënyra më e mirë, deklaroi ministria e jashtme në Pekin me rastin e vizitës së ministres së jashtme izraelite Zipi Livni. Të hënën, Livni pati kërkuar në një fjalim të saj sanksione më të ashpra ndërkombëtare kundër Teheranit. Sot në Teheran shkon për vizitë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.