1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina kundërshton pranimin në OKB të Tajvanit

29 Shtator 2007

Kina ka kundërshtuar edhe një herë shumë qartë ambiciet e Tajvanit për pranim në Kombet e Bashkuara. Minstri i jashtëm kinez Janc Jieci tha para Asamblesë së Përgjithëshme në Nju Jork se Tajvani është pjesë e pandashme e Kinës. Vendi i tij nuk do të lejojë në asnjë mënyrë cënimin e parimit të një Kine të përbashkët. Tajvani për të 15 herë në verë ka paraqitur kërkesën për ripranimin në OKB, prej nga është përjashtuar me insistimin e Kinës.