1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310811 Klee Neues Album

5 Shtator 2011

"Absolutisht nga dashuria" është albumi i 5-të i grupit pop nga Këlni Klee. Pas rrugëtimit nga muzika elektronike tek kitara e popit dhe baladat për instrumente me harqe grupi i kthehet muzikës së viteve 70 dhe 80-të.

Ata këndojnë pa marrë parasysh stereotipet, hapur dhe për ndjenjat duke i harmonizuar paksa këngët e dashurisë me botën e të moshuarve. Udhëtimi në të kaluarën shkon deri në 30, 40 vjet pas - dhe pjesërisht madje edhe më larg,  buzëqesh këngëtarja Suzie Kerstgens: "Të paktën shumica e përforcuesve dhe instrumenteve në vitet 60-të vazhdonin të ishin origjinale. Edhe ne vetë vërtet menduam se, përse muzika jonë mori këtë formë. Por ne nuk donim të krijonim ndonjë pjesë spektakolare, të imitonim ndokënd, t'i paraprinim ndokujt  apo të bashkëvepronim me dikë. Ne donim me këmbëngulje që të mos jepeshim pas faktorit të të qenit më të veçantë, gjë që shumë e konsiderojnë mjaft të rëndësishme."

Konzert i Klee në Këln 23.06.2010Fotografi: Uli José Anders

Larg hiteve

Thënë më shkoqur kjo do të thotë, që grupi Klee nuk ishte më si më parë në kërkim të një hiti solo. Në vend të kësaj ata arritën të prodhojnë një album të vërtetë, dhe jo të paketojnë një koleksion këngësh në një CD. Këtë e bëmë njësoj si më parë, me një fillim, me një mes dhe një fund. Edhe pse kjo tingëllon në ditët tona si diçka jashtë mode, thotë disi me keqardhje Suzie Kerstgens. "Unë mendoj se nuk është mirë, që sot shumë gjëra publikohen thjesht nisur nga mendimi, që dëgjuesi do të përzgjedhë vetëm ato pjesë që i pëlqejnë më shumë. Ndaj nuk i kushtohet vëmendje kontekstit dhe këngët në një album nuk kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën. Por ne patëm pretendimin që albumi të ketë një karakter."

"Absolutisht nga dashuria", është publikimi aktual i Klee, kjo është vepra më e pjekur deri më sot e grupit nga Këlni. Madje edhe kopertina e CD në ngjyrën e sepjes flet për drejtimin, që merr ky grup në album: Franca. Fotografitë për të janë prodhuar në Paris. Jo vetëm sepse metropoli anës Senës në përgjithësi konsiderohet si "qyteti i dashurisë". Themeluesit e Klee Suzie Kerstgens dhe Sten Servaes prej kohësh janë marrë me historinë dhe historinë e artit të francezëve.

Jeta mes Parisit dhe Këlnit

Suzie Kerstgens:  "Në qënrojmë me shumë kënaqësi në Paris. Parisi dhe Këlni për ne nuk janë tani shumë larg, madje është më afër se Berlini p.sh. Kësaj i shtohet dhe fakti, që ne nuk jemi të marrosur si frankofilë,  pra kjo nuk është sit të thuash Nouvelle Vague (vala e re). Por natyrisht që është edhe fryma e Nouvelle Vague, në kuptimin, se gjithçka është bërë duke paraqitur thjesht realitetin një me një."

Një gjysmë viti grupi Klee e ka kaluar në studion e producentit të njohur Olaf Opal.  Ai shquhet dhe për përgjegjësinë, që zëri i këngëtares Suzie kësaj radhe të të tingëllojë i butë si asnjëherë tjetër, që ai të jetë i pranishëm e megjithatë të tingëllojë më intim se altoparlanti. Menjëherë në imagjinatën e dëgjuesit krijohen imazhet bardh e zi, të cilat detyrimisht të kujtojnë ikonat bjonde të filmave francezë, që pozojnë pranë pianove në atmosferat e bareve të mbuluara prej tymit. Kjo i jep theksin albumit në përgjithësi me nota trishtimi.

Nga Koncerti në Hamburg 14.10.2008Fotografi: Picture-Alliance/Jazzarchive

Dashuri e shprehur ndryshe

Realiteti i albumit të pestë të Klee është "Liebe" (dashuri).  Një koncept, me të cilin shumë grupe gjermane kanë probleme, pasi kjo fjalë për shumë vite është stërlakuar në këngë të panumërta të muzikës së lehtë. Faktikisht Suize dhe Sten në 13 këngët e tyre në albumin "Absolutisht nga dashuria" i shmangen përdorimit të shprejhes "ich liebe Dich" (të dua ty) duke gjetur në pjesë të veçanta një rrugë të re për ta shprehur ekzaktësisht këtë.  E megjithëse as sot nuk duket të jetë e lehtë që të shkruash për ndjenjën bazë të të gjitha ndjenjave, grupi tenton ta bëjë këtë. Autori i teksteve Sten Servaes e sqaron këtë problem.

Fotografi: picture-alliance/Jazzarchiv

Mençuria e moshës

Nuk është rastësi që këngëtarja Suzie Kerstgens sivjet feston 40 vjetorin. Në këtë moshë njeriu  e sheh më qartë botën dhe rrugën, që ka ndjekur deri më sot.  Kolegu i grupit Sten, në të njëjtën moshë si Suzie, ka bërë tani paqe me moshën dhe thekson aspektet pozitive të saj.

"Nuk është gjithmonë vetëm një mallkim që të plakesh. Ky është edhe një bekim, sepse horizonti zgjerohet, ose njeriu qëndron më lart dhe mund të shohë më larg. Këtë përshtypje patëm së paku ne, që tani ka një sovranitet tjetër dhe më të qartë. Sepse ne shpresojmë gjithmonë, që ajo që merr si përvojë në rrugën e jetës, atë e kujton edhe më shumë."


Autor: Andreas Zimmer / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj