1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

In Frankfurt/Oder wurde das Kleistjahr 2011 eröffnet

20 Nëntor 2011

Heinrich von Kleist u largua në moshën 34 vjeçare vullnetarisht nga jeta. Në atë kohë i margjinalizuar sot konsiderohet si një nga dramaturgët dhe rrëfimtarët më të mëdhenj gjermanë.

Festivali i Kleistit
Festivali i KleistitFotografi: Bettina Stöß

1777, në vitin në të cilin lindi Heinrich von Kleist, në qytetin e tij në afërsi të Frankfurtit mbi Oder u ngrit një shkollë madhështore garnizoni. Ajo i ka mbijetuar pa u dëmtuar trazirave të kohërave dhe që nga viti 1969 aty ndodhet muzeu Kleist. Ai është i famshëm për eksponatet e tij të gjera dhe konsiderohet prej kohësh si qendër kulturore me rëndësi kombëtare. Vetëm vendi mungonte në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është arsyeja, përse tani pranë ndertesës së stilit barok do të ndërtohet një ndërtesë të thjeshtë moderne, e financuar nga qyteti i Frankfurtit, landi i Brandenburgut dhe federata.

Kështu ministri gjerman i Kulturës, Bernd Neumann, tha të premten (4.3.2011), se qeveria federale mban mbi vete përgjegjësi kombëtare për fushën e kulturës, për muzeun e Kleist-it dhe mbi të gjitha "për trashëgiminë tonë si komb i kulturës, të cilin e përfaqëson në një masë të madhe Heinrich von Kleist."

Shumë nderime për Kleistin

Varri i Heinrich von Kleist në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Bernd Neuman ishte një nga personalitetet, që nisi vitin e Kleistit 2011 me ceremoninë e hedhjes së lopatës së parë për ndërtimin e muzeut. Për qytetin Frankfurt në Oder ky ishte një moment shumë i veçantë. Sepse qyteti i vogël kufitar, jo shumë i privilegjuar në kufi me Poloninë, shpreson që zgjerimi i muzeut t'i sjellë jo vetëm pak më shumë shkëlqim, por edhe mysafirë të tjerë. Ata sigurisht do të jenë të mirëpritur ngrohtësisht në muajt e ardhshëm - në aktivitetet e vitit të Kleistit 2011, për të cilin bëhet reklamë në gjithë zonën në qendër të qytetit.

Skeptik dhe Moralist

Në mbarë vendin janë planifikuar aktivitete të shumta, por pikërendesat lokale të këtij viti të Kleistit do të jenë në qytetin e tij të lindjes në Frankfurt mbi Oder dhe në Berlin, ku poeti kaloi vitet e tij të fundit dhe në fund u nda nga jeta. Këtu organizatorët nuk dëshirojnë të mburren me një klasik të vjetër, por më tepër ftojnë që të zbulohet një poet dhe dramaturg mjaft bashkëkohor dhe aktual.
Çfarë e bën të veçantë Heinrich von Kleist-in ështe vepra e tij e gjerë, gjuha e tij, thotë Volfgang de Bruyn, drejtor i Muzeut Kleist në Frankfurt / Oder. Por pikërisht në kohën e sotme me thellimin trazirave e ndryshimeve sociale jeta e tij shërben gjithnjë e më shumë si pikë referimi. Për shkak se Kleisti nuk ka gjetur kurrë qetësi dhe ka kërkuar gjithmonë, nëpër gjithë Evropën për arsimim, punë, dashuri, afërsi, dhe mbi të gjitha në kërkim të vetes së tij. Dhe Kleist, shton Günter Blamberger, germanist dhe president i shoqatës Heinrich von Kleist, ndryshe nga poetët e tjerë rreth viteve 1800 nuk ishte një idealist gjerman, por më tepër një lloj studjuesi skepitik i sjelljes së njeriut. "Kleist tregon personazhe, që veprojnë në jetën e përditshme dhe që dështojnë. Dhe jo vetëm intelektualë, jo klasat e arsimuara, ai është një skeptik i madh, moralist i madh me të vërtetë i veçantë në letërsinë gjermane."

Kleist bashkëkohësi

Pikërisht për këtë arsye në mbarë botën rritet interesit për punën e Heinrich von Kleist-it, thotë Blamberger. Dhe për këtë arsye ai është interesant edhe për të rinjtë. Ose madje edhe një sfidë. kjo përshtypje i krijohet gjithsesi, kujt ecën pranë ndertesës të gjerë, të cilën nxënësit dhe studentët e Frankfurtit e kanë kthyer në një vepër të tërë arti, në të ashtuquajturën banesë kolektive e Kleis-it. Aty secila dhome është frymëzuar nga një stacion i jetës, apo nga një citat i poetit, në formë artistike. Në vendin e punës, së një njeriu të paqetë, në një qeli burgu, në detin e jetës, në valët e të cilit një njeri i vetmuar kërkon lumturinë.




Disa nga artistët e rinj deri në fund të vitit mund t'i takosh herë pas here në ndërtesën kolektive të Kleistit. Sepse nganjëherë ata marrin pjesë në shoqërimin e vizitorëve në ndërtesën e gjerë. Ajo ka tërhequr tashmë shumë frankfurtas, të cilët deri tani nuk kishin të bënin aspak me poetin. Sepse ata donin të dinin se çfarë kuptimi kishin figurat komike të mëdha sa faqja e murit, që duken përmes xhamave të dritareve dhe pema e ngarkuar me shkronja, që arrin deri në tavan. Për fëmijët, thotë 14-vjeçarja Laura, ky është një kënd interesant për të luajtur. Shumë të rritur, kanë gjetur këtu qetësi dhe janë kthyer brenda vetes.

Flamuri i vitit Kleist 2011 para bashkisë së qytetit Frankfurt (Oder)Fotografi: picture-alliance/dpa

Autorin: Silke Bartlick

Redaktion: Sabine Oelze

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW