Klubi i njerëzve të shëmtuar
5 Nëntor 2010
Klubi i të shëmtuarve
Është e njohur thënia: „Bukuria qëndron në sytë e vëzhguesit“. Kjo gjithsesi është më se e vërtet në qytezën italiane Piobiko, ku Klubi të Shëmtuarve vepron prej 130 vjetësh.
„Shkëlqyeshëm! Ti je vërtet e/i shëmtuar!“
Kjo fjali mund të merret si kompliment vetëm në këtë shoqatë, dhe ajo është e domosdoshme ta dëgjoni, për të qënë pjesë e saj. Klubi në qytezën e vogël italiane Piobik i themeluar në vitin e largët 1879, tashmë numëron mbi 30 mijë anëtarë. Dhe që të gjithë ata janë krenarë që nuk janë të bukur.
Martesa të lumtura prej shoqërisë
„Kur isha i ri nuk isha kaq i shëmtuar!“, thotë një anëtar i klubit. „Ndoshta nuk jam aq e shëmtuar, por as ndonjë bukuroshe nuk jam!“, thotë kolegia e tij, së cilës nuk i pëlqen të shkojë në skaj të vlerësimit.
Por qëllimi kryesor i kësaj shoqate italiane nuk është vetëm lufta kundër mbivlerësimit të bukurisë fizike dhe nxjerrja në pah e vlerave shpirtërore të njeriut.
„Dikush duhet të brengoset dhe për gratë e shëmtuara. Kështu që, puna jonë është që të mbledhim njerëzit e shëmtuar në një vend, në mënyrë që ata të mund ta formojnë çiftin për martesë“, rrëfen një nga anëtarët.
Këtë e vërteton edhe Maria Robaitoni, e cila para 53 vitesh në këtë shoqatë njohu njeriun e jetës.
„Jam e lumtur që jam me të. Herë-herë ia ngjyros flokët, në mënyrë që të duket më i ri“, thotë Maria, e cila bashkë me anëtarët e Klubit të të Shëmtuarve na kujton edhe një herë se njeriun nuk e përbën pamja e jashtme, por karakteri i tij.
Autor: Jelena Kulidžan / DW TV/AB
Redaktoi: Auron Dodi