Koalicioni qeverisës i Gjermanisë në udhëkryq?
15 Janar 2008Shkak i acarimeve në koalicionin e gjerë gjerman këto ditë ka qenë propozimi i kryeministrit te Hesenit per ashpërsimin e kodit penal për minorenët. Politikanët e koalicionit të madh duket se duan të gjejnë rrugën e kompromisit. Sot kancelarja Angela Merkel do të japë papritur një konference shtypi për problemet aktuale në vend. Por kristiandemokratët që tani duket se po i hedhin sytë nga partneri i tyre i preferuar për koalicion, partia liberale
CDU në kontakt me liberalët
Sekretari i përgjithshëm i CDU-sëm Ronald Pofalla u takua me partnerin e tij të dëshirueshëm, partinë liberale në kuadër të një strategjie, - të qeverisim së bashku në federatë dhe lande . Një gjë të tillë e duan edhe liberalët.
Sekretari i përgjithshëm i liberalëve, Dirk Nebel: "Ne duam të përkujdesemi për klimën mes nesh në kuptimin më të mirë, por duam të bëjmë të qartë që së bashku do të përpiqemi që në Gjermani të mos ketë mazhorancë majtas qendrës politike."
Konservatorët duan që të bëjnë koalicion me liberalët, por realiteti është ndryshe. Edhe për disa kohë ata duhet të durojnë socialdemokratët. Por parrullat e fushatës elektorale në dy lande gjermane, Hesen dhe Saksoni e Poshtme e kanë turbulluar situatën brenda koalicionit të gjerë.
CDU pranon, se ka mosmarrëveshje në koalicion
Divergjencat e krijuara nuk i mohoi dje as sek. i pergjithshem i kristiandemokrateve, Ronald Pofalla, por kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë për të: "Në kuadër të zgjedhjeve për parlamentet e landeve duket se dallimet mes partnerëve në koalicion janë bërë më të dukshme se sa në kohët e mëparshme, dhe kështu është edhe këtë herë."
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hesen
Votuesit gjermanë nga ana e tyre nuk duan të dëgjojnë më për zënkat brenda koalicinit të madh. "Këtë vit deri në vitin e ardhshëm ata do të zihen, por për të qeverisur, jo më, asgjë nuk po funksionon aty" thotë një zgjedhës. "Politika që po ndiqet tani, si nga njëri kamp ashtu edhe nga tjetri bëhet vetëm për të fituar pushtet", thotë një zgjedhës tjetër.
Ndoshta dalja e sotme ne konference shtypi e kancelares Merkel për të shprehur qëndrimin e saj për gjendjen e koalicionit të madh do të ndihmojë në sheshimin e hendekut te krijuar me socialdemokratët.